Shpallje
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teklogjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, priti në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi, me të cilën biseduan për thellimin e bashkëpunimit në arsim mes dy vendeve.
Ministrja Nagavci falënderoi znj. Aliferi për mbështetjen e Greqisë në arsim, veçanërisht në mbështetjen e studentëve tanë që studiojnë në universitetet greke, por tha se ka shumë hapësirë për bashkëpunim edhe në segmente të tjera të arsimit dhe shkencës.
Në këtë takim është biseduar për gjendjen aktuale në arsim, të arriturat dhe punët që janë duke u bërë në MAShTI për të përmirësuar cilësisë dhe për të siguruar gjithëpërfshirje në arsim, si dhe për vështirësitë që ka sjellë pandemia në realizimin e procesit mësimor.