Shpallje
Sot në palestrën shkollën e mesme të lartë “Faik Konica “ në Ferizaj u mbajtën garat Republikane në pingpong të organizuara nga Federata e Sportit Shkollor në bashkëpunim me ShPKF dhe sportit Shkollor në Ferizaj ku të pranishëm ishin edhe kryetari i Federatës z. Adrian Telaku dhe sekretari z.Agron Dubovci.
Në këto gara morën pjesë 7 regjionet e Kosovës për shkollat e mesme të ulëta dhe të larta ne dy konkurencat vajza dhe djem dhe u arritën këto rezultate:
ShMU-Vajzat
ShMU “Jeronim De Rada” Ferizaj- vendi i parë
ShMU “Elena Gjika” Prishtinë -vendi i dytë
ShMU-Djemt
ShMU “Jeronim De Rada” Ferizaj - vendi i parë
ShMU “Meto Bajraktari” Prishtinë -vendi i dytë
ShML-Vajzat
ShML Gjimanzi “Kuvendi i Arbërit”Ferizaj-vendi i parë
ShML “Xhavit Ahmeti” -Gjilan - vendi i dyt
ShML-Djemt
ShML “Bahri Haxha” Vushtrri -vendi i parë
ShML “Hajdar Dushi” Gjakovë -vendi i dytë
Në fund për shkollat fituese u ndanë shpërblime si kupa medalje e mirënjohje si dhe një falënderim i veçantë për bashkëpunim me Federata e Pingpongut dhe Klubi PingPongut Gani Maloku për organizimin e kësaj gare.