Shpallje
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inivacionit, Arbërie Nagavci, në vigjilje të Epopesë së UÇK-së dhe datave 5, 6, 7 Mars, ka vizituar sot shkollën fillore të mesme të ulët “Drenica” në Polac dhe shkollën “Azem Bejta” në Prekaz të Epërm të Skenderajt, për të parë nga afër kushtet që janë krijuar në këto shkolla pas realizimit e projeketeve të investuara nga MAShTI.
Pasi që foli për sakrificën sublime të familjes Jashari, ministrja Nagavci ka theksuar se, Ministria e Arsimit është duke punuar në shumë segmente për ta zhvilluar arsimin, në mënyrë që fëmijëve tanë të ju ofrojmë jo vetëm kushte të mira, por edhe politika arsimore që sigurojnë zhvillimin e tyre. Ajo vlerësoi se, krijimi i këtyre hapësirave moderne është një faktor i rëndësishëm për mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore, që është edhe synim i yni i përbashkët.
Me menaxhmentet e shkollave dhe me mësimdhënës, Ministrja bisedoi për shumë aktivitete e procese që janë duke u zhvilluar në Ministrinë e Arsimit që synojnë gjithëpërfshirje dhe cilësi, si punësimi i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta, Ligji i ripër tekste shkollore, finalizimi i e PSAK-ut.
Duke folur për arsimin parafillor, ministrja Nagavci përmendi buxhetin e ndarë prej 5 milion eurosh për ndërtimin e çerdheve dhe adaptimin e objekteve për përfshirje më të madhe nëedukimin e hershëm. Ajo ftoi mësimdhënësit që të japin kontributin e tyre me komente dhe sugjerime edhe për Projektligjin për zhvillimin në fëmijërinë e hershme, i cili tashmë është në diskutim publik.
Ndër të tjera, ministrja Nagavci përmendi edhe grantin specifik për vitin 2022 ku Qeveria ka alokuar 1 milion e 700 mijë euro për mësimdhënësit me probleme shëndetësore, si nismë për zgjidhjen e këtij problemi.
Shkolla “Drenica” në Polac është përfunduar në vitin 2021 dhe kap vlerën mbi 1 milion e 200 mijë euro, ndërsa vlera e pajisjevepër mirëmbajtje të hapësirave është rreth 40 mijë euro dhe përfshinë makinë për pastrimin e dyshemes, makinë për mirëmbajtjen e parkut, makinë për largimin e borës, pajisje lëndore, aparat dezinfektues, aparat kundër zjarrit, pajisje teknike për mirëmbajtje të dyerve, dritareve, rrjetit tëujësjellësit, ngrohjes termike, elektrike etj.
Shkolla posedon 9+1 dhoma mësimi, 5 laborator, sallën e edukatës fizike, me sipërfaqe prej 3200m².
Ndërsa, ndërtimi i Sallës së edukatës fizike në shkollën fillore tëmesme të ulët “Azem Bejta” në Prekaz të Epërm, e cila po ashtu është investim i MAShTI është përfunduar në tetor të vitit 2021,në vlerë mbi 255 mijë euro. Ndërsa, MAShTI po ashtu ka furnizuar me rekuizita sportive këtë sallë në vlerë mbi 60 mijë euro.
Objekti i Sallës së edukatës fizike posedon: zhveshtore, tualetet, kthinat përcjellëse për rekuizita sportive, kthina për staf, salla e edukimit sportiv, ku sipërfaqja totale e objektit sportiv është 700m².