Shpallje
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inivacionit, Arbërie Nagavci dhe përfaqësuesja e Projektit “Solidar Suisse”, Syzane Baja, koordinatore Rajonale për Evropën Juglindore nënshkruan sot Marrëveshje Mirëkuptimi përmes të cilit përgjatë dy viteve të ardhshme do të funksionalizohen edhe tri Qendra të Karrierës me bazë në shkolla profesionale, në komunat: Istog, Klinë dhe Deçan.
Themelimi i këtyre Qendrave do të mundësoj promovimin e shkollave profesionale dhe tranzicionin më të lehtë të nxënësve në tregun e punës, përmes ofrimit të trajnimeve dhe aftësimeve të ndryshme.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci me këtë rast ka theksuar se bashkë me “Solidar Suisse” do të punojmë për identifikimin e stafit të IAAP-ve dhe rikualifikimin e tyre sipas programit për këshilltar të karrierës, akredituar nga AKK .
Ministrja Nagavci tha se duhet të punohet për së afërmi nëmënyrë që investimet të cilat realizohen në arsim të jenë sa mëtë qëndrueshme dhe të ketë rezultate të dukshme në këtë drejtim.
Nagavci u shpreh e entuziazmuar që në kuadër të synimeve të Qeverisë për ta fuqizuar Arsimin dhe Aftësimin Profesional po avancohen politikat arsimore, duke hapur Qendra të reja të Karrierës për të rinjtë tanë.
Ndërsa, koordinatorja Rajonale për Evropën Juglindore, Syzane Baja tha se Projekti “Solidar Suisse” i cili operon në Qendrën e Karrierës në Pejëdo të bashkëpunojë dhe koordinojë aktivitetet me partnerët zhvillimor dhe MAShTI, me qëllim të ofrimit tëndihmës për zhvillim të përgjithshëm të shërbimeve për këshillim dhe orientim në karrierë.
Projekti “ Solidar Suisse” me anë të Marrëveshjes së nënshkruar do tëmbështesëMAShTInëmentorimprofesional pas themelimittëtriqendravetërejatëkarrierësnëperiudhëndy vjeçare.