Shpallje
Roli i drejtorit të shkollës shtrihet në të gjitha dimensionet e punës së shkollës. Shtrirja e përgjegjësive kryesore të drejtorit të shkollës në kuadër të Kornizës për sigurim të cilësisë së performancës së shkollës është paraqitur në tabelën vijuese(1).
Çka pritet nga drejtori i shkollës?
Funksioni kryesor i drejtorit të shkollës në raport me zbatimin e kurrikulës ka të bëjë me udhëheqjen e ndryshimit.
Për të udhëhequr ndryshimin brenda frymës dhe kërkesave të përcaktuara me Kornizën e Kurrikulës, drejtori i shkollës duhet që fillimisht ta kuptoj^ ndryshimin dhe ndikimin e tij në punën e përgjithshme të shkollës.
Për këtë qëllim, fillimisht duhet të analizohen me shumë kujdes:
- Korniza e Kurrikulës për Arsimin Parauniversitar në Kosovë dhe KB,
- Korniza për sigurim të cilësisë së performancës së shkollës,
- Treguesit e performancës së shkollës,
- Pjesa I e doracakut "Udhëzues për udhëheqjen e zbatimit të kurrikulës në shkollë" IPK.
Kjo pako e materialeve ofron kuadrin e përgjithshëm konceptual të ndryshimit, përshkruan rolin e ri të shkollës, pritshmëritë e përgjithme nga shkolla dhe treguesit e performancës, të cilët duhet të shërbejnë si orientim për planifikimin dhe vlerësimin e të gjitha intervenimeve në nivel shkolle për zbatimin e kurrikulës(2).
Materiale të tjera që janë përpiluar për të mbështetur drejtorët e shkollave në zbatimin e kurrikulës janë edhe:
Udhëzues për përmirësimin e praktikave në klasë: Udhëzues për Drejtorët e shkollave, SWAP-MAShT, Prishtinë, 2012,
Doracak për mentorimin e mësimdhënësve: Udhëzues për drejtorët e shkollave, SWAPMAShT, Prishtinë, 2012.
Udhëzuesit për zbatimin e kurrikulës (materiale ndihmës për mësimdhënes), MASHT & IPK, Prishtinë, 2016.
Hapat kryesorë që duhen të ndërmerren nga udhëheqja e shkollës, në kuadër tëpërgatitjeve për zbatimin e kurrikulës së re si dhe aspektet më të rëndësishme të zbatimittë kurrikulës dhe përmirësimit të vazhdueshëm të praktikave shkollore janë trajtuar në Pjesët II-IV.
_____________________
1. Në mënyrë më të detajuar detyrat e Drejtorit të shkollës janë përcaktuar me Udhëzimin Administrativ 04/2012 Për standardet e praktikës profesionale të drejtorëve të shkollës, ndërsa roli i udhëheqjes së shkollës për zbatimin e kurrikulës në kuadër të secilit kriter të performancës është elaboruar në Pjesa I, seksioni 3.
2. Drejtori i shkollës nuk duhet të ketë asnjë dilemë sa i përket pritshmërive të definuara me Kornizën e vlerësimit të performancës së shkollës dhe treguesit e vlerësimit, prandaj për çdo paqartësi duhet të kontaktojë me zyrtarin përgjegjës në DKA, IPK-në apo me Divizionin përkatës në MAShT.
Nga rubrika
Cilësitë e një drejtori të mirë të shkollës
- 10.04.2022