Ministrja Nagavci priti Sekretarin Gjeneral të EVBB, Theodore Grassos

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka pritur në takim Sekretarin Gjeneral të Asociacionit Evropian të Instituteve për Aftësim Profesional (EVBB), Theodore Grassos, me të cilin ka biseduar për përmirësimin e cilësisë në AAP dhe mundësitë për bashkëpunim për krijimin e një fuqie punëtore me shkathtësitë që kërkon tregu i punës. 

Ministrja Arbërie Nagavci me këtë rast ka rikujtuar se, MAShTI është përgjegjës për pjesën e AAP-së formale, ku në kuadër të saj veprojnë 68 shkolla profesionale, ku 62 nga shkollat menaxhohen nga DKA-të, derisa 6 prej tyre menaxhohen nga AAAPARr. 
 
Ndër të tjera, ministrja Nagavci theksoi se, për sigurinë e nxënësve gjatë punës praktike, këtë vit janë ndarë mbi 3 milionë euro dhe se janë duke marrë model shtetet më të zhvilluara. 
 
Në këtë drejtim, ministrja Nagavci tha se janë nënshkruar edhe kontratat e para me 16 nxënës të Qendrës së Kompetencës në Skënderaj dhe me këtë rast ka filluar implementimi në praktikë i mësimit dual, që ka qenë edhe një nga premtimet e Qeverisë së Kosovës. 
 
Ndërsa, Sekretarin Gjeneral i EVBB, Theodore Grassos theksoi faktin se kërkesa e bizneseve për punëtorë të kualifikuar është e madhe. 
 
Ndryshe, objektiva kryesore e punës së EVBB-së është përmirësimi i cilësisë së Arsimit dhe Aftësimit Profesional në vendet Evropiane, krijimi i mundësive dhe kushteve për një fuqi punëtore mobile me shkathtësi të duhura profesionale sipas kërkesave të tregut Evropian. 
 
Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur (AAAPARr) në Kosovë që nga fillimi i vitit 2016 është anëtare e Asociacionit Evropian të Instituteve për Aftësim Profesional (EVBB) me seli në Bruksel e cila është organizatë ombrellë, anëtare të të cilës janë organizata dhe institucione të ndryshme shtetërore nga vendet e ndryshme Evropiane, institute koordinuese të arsimit dhe ofruesit e arsimit në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal.

About Us

The argument in favor of using filler text goes something like this: If you use arey real content in the Consulting Process anytime you reachtent.