Shpallje
Finalja e Garës më të madhe të Robotikës KML OPEN do të mbahet me datë 31 korrik, me fillim nga ora 10:00 në shkollën Shkolla Model "Qamil Batalli" - Prishtinë.
Finalja e Garës së Robotikës është rezultat i një pune të jashtëzakonshme të një komuniteti të gjerë krijuesish dhe entuziastësh i udhëhequr nga KOSOVA MAKERS LEAGUE.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë qindra nxënës, dhjetëra shkolla, dhe do të kenë mundësinë të garojnë në të njejtën kohë me njëri-tjetrin për të fituar biletën e pjesëmarrjes në Garën Regjionale të Robotikës.
Gjatë 4 viteve të zhvillimit të Garës së Robotikës KML OPEN, kanë marr pjesë:
- mbi 3500 nxënës pjesëmarrës
- mbi 350 mentorë të përfshirë
- mbi 1700 robotë edukativ mBot të shpërndarë për ekipet pjesëmarrëse
- 27 komuna të përfshira në total.
Nga rubrika
PEN: organizoi ditën e parë të BOOST kampit
- 19.07.2022