Duke u regjistruar në platformë, ju pranoni dhe pajtoheni me kushtet e mëposhtme:
1. Përgjegjësia për Llogarinë
Ju jeni përgjegjës për ruajtjen e konfidencialitetit të llogarisë dhe fjalëkalimit tuaj. Çdo veprim i kryer përmes llogarisë suaj konsiderohet përgjegjësi e juaja.
2. Përdorimi i Lejueshëm
Ju zotoheni që platformën ta përdorni vetëm për qëllime arsimore dhe në përputhje me ligjet në fuqi.
Ndalohet:
-
përdorimi i platformës për qëllime të paligjshme ose të paautorizuara,
-
shkelja e ligjeve ose rregulloreve përkatëse,
-
ngarkimi i materialeve me përmbajtje të dëmshme, viruse ose kode keqdashëse,
-
keqpërdorimi i platformës, përfshirë dërgimin e mesazheve të padëshiruara ose shqetësimin e përdoruesve të tjerë.
3. Privatësia dhe të Dhënat Personale
Të dhënat personale të mësimdhënësve dhe nxënësve mblidhen dhe përdoren vetëm për funksionimin dhe përmirësimin e shërbimeve të platformës. Platforma angazhohet që të mos i shesë apo shpërndajë këto të dhëna tek palë të treta, përveç rasteve të përcaktuara në Politikën e Privatësisë.
4. Ndryshimet në Shërbim
Platforma rezervon të drejtën të ndryshojë, përditësojë ose ndërpresë shërbimet, pjesërisht ose tërësisht, në çdo kohë dhe pa njoftim paraprak. Platforma nuk mban përgjegjësi për pasojat që mund të lindin nga këto ndryshime.
5. Ndërprerja e Llogarisë
Platforma mund të pezullojë ose të mbyllë menjëherë llogarinë tuaj, pa paralajmërim, në rast se konstatohet shkelje e këtyre kushteve ose përdorim që dëmton përdoruesit e tjerë, institucionin apo vetë platformën.