Shpallje
Të 274 pushuesit e grupit të parë në një atmosferë feste kanë shënuar përfundimin e pushimit për ta në bregdetin shqiptar të shtunën e 25 qershorit. Ata kanë bërë dhjetëra foto për t'i ruajtur si kujtim të mirë nga ky aktivitet i SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë. Shumë nga ata kanë lënë të shkruara përshtypjet e tyre, të cilat do të ruhen në arkivin e SBASHK-ut.
Ky aktivitet ka vazhduar të dielën e 26 qershorit me arritjen e grupit të dytë prej 130 pushuesve në ambientet e Kompleksit Hotelier e Turistik "Bonita". Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë me anëtarë të stafit qendror dhe me përgjegjësit e autobusëve kanë bërë gjithë angazhimet që ata të ndjehen mirë dhe të nisin të shoqërohen me valët e qeta të bregdetit shqiptar. Janë të shkëlqyera përshtypjet e para të pushuesve nga ky grup . Ata shprehin respekt meritor për stafin qendror të SBASHK-ut dhe tregojnë mirënjohje që u është dhënë mundësia të kalojnë ca ditë pushimi në kushte shumë të mira dhe në mikpritjen e njohur e të vlerësuar lart të pronarit dhe të stafit të "Bonita".
Kryetari i SBASHK-ut ka ndarë disa momente me këta pushues duke iu ka dëshiruar mirëseardhje dhe momente të bukura të pushimit në bregdetin shqiptar.
Ky aktivitet tradicional i SBASHK-ut do të përmbyllet me ardhjen e grupit të tretë të pushuesve më 1 korrik