SHKOLLA FILLORE E MESME E ULËT

"Vezir Kolshi"

Regjistrohu
course-details-img-1

Historiku i shkollës

Rruga e formimit të shkollës sonë ka qen e gjatë dhe e vështirë, duke pasur parasysh se shkolla  është vatër e diturisë, dëshira e shkollimit në Trevat e Drenicës ishte shumë e madhe dhe e lashtë, por në mungesë të objekteve shkollore, njerëzit e kësaj ane mësimet e para i kanë filluar nëpër shtëpi e oda të fshatit. 

Rëndësia e kësaj shkolle ishte e madhe si arsimore, kulturore e historike.  Falë vullnetit të qytetareve të anës së Drenicës në vitin 1950 ndërtohet shkolla e re në fshatin Baicë me dy dhoma mësimi nga klasa e parë e deri në klasën e katërt, ku mësimet në këtë shkollë i vijonin edhe nxënësit e fshati Resinoc. 

Nga klasa e pestë e deri në të tetën nxënësit e këtij fshati mësimet i vijonin në shkollën fillore  “Idriz Ajeti” në Shalë, tani “Ibrahim Banushi”. Në shtatorin e vitit 2010 shkolla jonë pavarësohet nga shkolla e Shalës dhe merr emrin e dëshmorit të kombit “Vezir Kolshi” i rënë në altarin e lirisë. 

Vlen të përmendet se nga bankat e kësaj shkolle kanë dalur shumë mësues, profesor, inxhinier,  gazetar, doktor e akademik. 

Sot, në këtë shkollë mësimi zhvillohet që nga klasa përgatitore e deri në klasën e nëntë se bashku me paralelen e ndarë fizike ne Resinovc. Së fundmi në shkollën e Baicës po zbatohet me sukses Kurikula e re e Kosovës e cila është prioritet ku nxënësit në përgjithësi të nxëni njohuri , shprehi, shkathtësi gjatë gjithë jetës drejtë metodologjive bashkëkohore të mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Të dhëna për shkollën:

  • Drejtoresha Arianë Bajraktari
  • Dita e shkollës1 prill

Mars 2026

H M M E P Sh D
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31

KALENDARI PËR VITIN SHKOLLOR 2025/2026

shape-1 shape-1
law-img
Ligji për Arsimin Parauniversitar
Neni 19 - Këshilli i prindërve

1. Çdo institucion arsimor apo aftësues duhet të ketë këshill të prindërve.