Historiku i shkollës
Shkolla “Lidhja e Prizrenit” ka një rëndësi të veçantë historike, pasi në ambientet e saj është mbajtur Lidhja e Dytë e Prizrenit. Shkolla është nën mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe ka një rol të veçantë në ruajtjen e identitetit historik dhe kombëtar.
Ky objekt shkollor daton që nga viti 1906. Në fillim kjo shkollë e kishte një emër tjetër”Mlladen Ugareviq”.
Që nga viti 1942, në procesverbalet e Inspektorit të Arsimit Shqip,shkolla shënohet me emrin e patriotit shqiptar “Bajram Curri”.
Në maj të vitit 1942, shkolla numëronte 464 nxënës dhe ishte e vetmja shkollë në qytetin e Prizrenit pesë klasëshe.
Gjithësejt ishin 11 paralele me 464 nxënës.
Klasa e I (pare):
I-a: Meshkuj 28,femra 28 gjithësejt 56, Mësues - Xhavit Nimani
I-b:Meshkuj 48,femra 12 gjithësejt 60,Mësues – Talat Jakupi
I-c: Meshkuj 37,femra 16 gjithësejt 53, Mësues Daut Idrizi.
Klasa e II (dytë)
II-a: Meshkuj 32,femra 13 gjithësejt45,Mësuese - Shuhrete Shehdula
II-b: Meshkuj 31,femra 10 gjithësejt 41, Mësues, Emin Abazi
Klasa e III (tretë)
III-a: Meshkuj 36,femra 23 gjithësejt 59,Mësuese Shirine Shehdula
III-b: Meshkuj 37 femra 23 gjithësejt 60,Mësues Nuri Sherifi
Klasa e IV (katërt)
IV: Meshkuj 36 femra 20 gjithësej 56, Mësues – Mufit Shehaj
Klasa e V (pestë)
V: Meshkuj 31 femra 9 gjithësejt 40, Mësues dhe Drejtor shkolle – Sylejman Aliu.
Gjithsejt: Meshkuj 316 Femra 154 Gjithsejt 464 nxënës.
Gjatë dekadave në vazhdim në këtë shkollë do të ndjekin mësimet nxënës nga të gjitha anët e Dukagjinit, Malit të Zi,Maqedonisë dhe Kosovës Lindore.
Ky objekt përveq që është vatër e arsimit, është edhe objekt historik. Në këtë objekt shkollor, që nga data 16-19, u mbajt Kuvendi i Dytë i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Që nga themelimi e deri në vitin 1942, mësimi zhvillohej vetëm në gjuhën serbe.
Ndërsa nga viti 1942 Mësimi zhvillohen në Gjuhën Shqipe.
Ndrësa pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore mësimi zhvillohej në gjuhën serbe dhe më vonë edhe në gjuhën Shqipe.
Me përdhosjen e sovranitetit Kushtetues të Kosovës, në vitin 1990, ndodhi ndarja definitive etnike, sepse nxënësit dhe mësimdhënësit shqiptarë u dëbuan me dhunë nga objektet shkollore, me motivacionin se nuk pranojnë të punojnë me plane dhe programe serbe, gjë që ishte e vërtetë, sepse ato edhe nuk u pranuan ngase ishin diskriminuese për popullin Shqiptar. Kështu që nxënësit dhe arsimtarët shqiptar u detyruan që mësimin e tyre ta ndjekin në objektin e shkollës por nga ora 15.00 pas dite. Kur nxënësit serbë,turq e boshnjak e përfundonin mësimin. Mësimi zhvillohej nga klasa e pare e deri në klasën e tetë. Ora mësimore nga 45 min sa ishte u shkurtua në 25 min, për të pasur mundësi që mësimin ta zhvillojnë të gjithë nxënësit e të gjitha paraleleve shqiptare. Ky process mësimor ka filluar zyrtarishtë në shkurt të vitit 1992 dhe ka zgjatur deri me zhvillimin e sulmeve të NATO-s ndaj forcave serbe më 25 mars 1999.
Për shkakun se shkolla fillore në fshatin Romajë të Prizrenit mban emrin e shkollës “Bajram Curri” e dy shkolla në të njejtën komunë nuk munden ta kenë një emërtim të njejtë, atëherë me një vendim të veqantë të Ministrisë së Arsimit, i është ndërruar emri në “Lidhja e Prizrenit”.Edhe për shkakun se në këtë objektë është mbajtur Kuvendi i Dytë i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Përkundër kësajë shumica e qytetarëve të Prizrenit, Kosovës e Shqipërisë e dine shkollën tone si shkollë fillore me emrin “Bajram Curri”.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë (10.06.1999), Shqipëtarët kthehen nëpër objekte shkollore. Procesi edukativo – arsimor, prej viti shkollor 1999,pra pas dhjetë vite okupimi, zhvillohet edhe në gjuhën e minoriteteve boshnjake e turke.
Sot shkolla numëron 409 nxënës, nga cikli parashkollorë e deri në klasën e nëëntë. Mësimi zhvillohet në dy gjuhë. Në Gjuhën Shqipe dhe ate Boshnjake, nga klasa e gjashtë.
SHkolla ka 27 mësimdhënës, 3 punëtor teknik si dhe Drejtorin e shkollës.
Shkolla ka 10 Dhoma mësimi, si dhe ndërtesën e parashkollorëve të ndarë fizikishtë nga objekti shkollor. Në kuadër të shkollës funksionojnë organet profesionale të shkollës siq janë:
Këshilli Drejtues i Shkollës, Këshilli i Arsimtarëve, Këshilli i prindërve, Parlamenti i Nxënësve. Pastaj Këshillat profesionale të shkollës si: Këshillat e klasave, seksionet për aktivitetet nxënësvenë aktivitetet të ndryshme mësimore siq janë: Seksioni i ambientalistëve gjë që tregon se shkolla jone në vitin shkollor 2011 ka zënë vendin e pare në kuizin ekologjik, në vitin 2012 vendin e tretë dhe në vitin 2013 vendin e pare në garat Komunale.
Hapësira shkollore nuk është e mjaftueshme për zhvillimin e më shumë aktiviteteve në shkollës ngase mungojnë: Salla e edukates fizike,kabinetet e nevojshme për nxënës,biblioteka e shkollës,gjelbërimi në oborrin e shklollës.
Ligji për Arsimin Parauniversitar
Neni 19 - Këshilli i prindërve
1. Çdo institucion arsimor apo aftësues duhet të ketë këshill të prindërve.