Historiku i shkollës
Shkolla fillore “Emin Duraku” punën edukativo arsimore e filloi në nëntor të vitit 1955. Duke pasur rritjen e madhe të paraleleve dhe të nxënësve, në vitin shkollor 1961/62 është hapur shkolla e re “17 Nëntori” pastaj e emëruar në “Mati Logoreci”, në të cilën janë shpërngulur mbi 330 nxënës e së bashku me ta edhe një grup i mësimdhënësve nga kjo shkollë. Shkolla “Emin Duraku” , si shkollë amë kishte paralele të ndara në fshatin Arbanë, Nashec dhe në Landovicë. Në shtator të vitit 2003 në kuadër të ksaj shkolle, si paralele e ndarë filloi të funksionoje shkolla në lagjen Bajram Curri me 28 paralele prej kl. I-rë e deri në kl. IX-të me 980 nxënës. Shkolla e Bajram Currit u pavarësua në vitin 2005. Në objektin e vjetër të shkollës “Emin Duraku” para luftës mësimi zhvillohej në tri gjuhë mësimore: në gjuhën shqipe, turke dhe serbokrate, kurse mësimin e kanë vijuar edhe nxënësit e etnitetit boshnjak dhe RAE. Shkolla ka punuar në 3 ndërrime /turne : I = 7:00 -11:40 ; II = 11:50 – 14:50 dhe III = 15:00 – 19:30. Me dt. 15.10.2009 ësht bërë përurimi i objektit t ri shkollor,kurse më dt. 26.10.2009 ka filluar mësimi në objektin e ri. Mësimi në këtë objekt mbahet në 25 dhoma mësimi dhe është organizuar në dy turne: Në turnin e parë mësimi organizohet për kl.VI – IX dhe ate prej orës 7:30 – 12:40 dhe turni i dytë për kl. e I – V prej orës 12:45 – 17:00 min.
Në këtë shkollë, sot mësimet zhvillohen në dy gjuhë (shqipe dhe turke) i vijojnë 20 paralele të ciklit të ulet prej kl. I – V me 794 nxënës dhe ate 18 paralele me 671 nxënës me mësim në gj. shqipe dhe 5 paralele te ciklit te ulët 1-5 me 123 nxënës me mësim në gj. Turke dhe cikli i larte 4 paralele 6-9 me 87 nxënës. Shkolla e re pos mësonjëtoreve , nuk ka poseduar asnjë kabinet dhe laborator për mësim apo ndonjë hapësirë për zhvillimin e aktiviteteve jashtemesimore, ndërsa sot posedon kabinete të biologjisë, kimi-fizikës, informatikës, sallen e edukatës fizike, ordinancën stomatologjike, bibliotekën dhe kabinetin e Historisë dhe Ed.Muzikore . Viteve të fundit fuksionon edhe Kopshti parashkollor me 3 paralele, 2 në gj. shqipe dhe 1.gj.turke, q gjithsej në vitin shkollor 2020/21ka 76 në gjuhën shqipe dhe 17 parashkollor në gjuhën turke. Jemi duke arritur rezultate të kënaqshme, kualiteti i mësimdhënies është në ngritje , mësimdhënësit janë duke u aftësuar për një mësimdhënie të avancuar dhe duke u përpjekur që të krijohen kushte më të mira për nxënës duke marrë parasysh që ata janë “Ardhmëria jonë,, ?do vit botohet revista “Ardhmëria”për nder të ditës së shkollës, ku paraqiten rezultatet e nxënësve, aktivitetet e ndryshme, krijimet e nxënësve, punët e organeve të shkollës etj.
Ligji për Arsimin Parauniversitar
Neni 14 - Caktimi i nxënësve nëpër institucionet arsimore
1. Secila shkollë e nivelit 1 dhe 2 të ISCED-it ka zonën e saj të mbulimit, të përcaktuar nga komuna.