Historiku i shkollës
Shkolla fillore në Ribar i Madh sipas dokumentacionit që posedon arkivi i shkollës sonë ka filluar me punë që nga viti 1927. Kështu me vendimin nr.76145 të datës 24 tetor të vitit 1927, hapet shkolla e pare, katër klasëshe e kombinuar në Ribar i Madh. Në fillim kanë mësuar në hajatin e xhamisë dhe mësimet bëheshin me karaktere fetare (në gjuhë Arabe), ku numri i nxënësve ishte simbolik (25 nxënës), deri në kapitullimin e Jugosllavisë së vjetër, dhe me tej mësimet filluan në gjuhën shqipe me mësuesin e pare nga Shqipëria, Emin Hoti.
Me rritjen e lëvizjes sonë kombëtare, edhe tek ne rritej ndjenja nacionale, kështu edhe me shtimin e numrit të nxënësve shtohej edhe nevoja e lokalit më të madh për zhvillimit e procesit edukativo-arsimor, ku bashkëfshatarët tonë, si Isuf Terpeza e liron odën e tij e më vonë edhe Rashit Rama, deri në vitin 1950. Pasi që numri i nxënësve rritej nga viti në vit, qytetaret e Ribar i Madh bashkë me organet e arsimit të asaj kohe sigurojnë një lokal shtëpi-shkollë në shtëpinë e familjes Ibrahim Hoxha, ku mësuan deri në vitet e 70-ta (shtatëdhjeta), kurse prej klasës së pestë e deri në të tetën një kohë mësuan në Magurë e më vonë në Kraishtë.
Duke pare nevojen e një lokali më të madh shkollor, në vitin 1971 BVI e arsimit ndërton lokalin shkollor, ku shkolla jonë bëhet tetëvjeqare e plotë dhe punon si paralele e ndarë fizike e shkollës “Skënderbeu” të Kraishtës, deri më 11.06. 1997, ku me dekret ligjin e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës shkolla jonë pavarësohet dhe e merr emrin e të shquarit dhe bashkëatdhetarit tonë, “Kadri Beba” në Ribar i Madh, vendimi nr.85-08 data 11.06.1997.
Edhe shkolla jona pati fati sikur se shumë shkolla të tjera të Kosovës, që u plaqkit dhe u demolua nga paramilitarët Serb, mirëpo me përkrahjen e organizatave ndërkombëtare si: IRC, UNICEF, CRS, ADRA u renovua pjesa e demoluar dhe u rindërtua aneksi tjetër i shkollës.
Sot shkolla jonë ka një hapësir prej 1209 m2 , gjithë ashtu posedon 10 dhoma mësimi, bibliotekën, sallën e sporteve, një kabinet të informatikës, ku në to ndjekin mësimin 410 nxënës. Po ashtu shkolla jonë ka edhe paralele të ndarë fizike në Zllakuqan, ku në këtë paralele ndjekin mësimet rreth 38 nxënës. Duke falënderuar gjithë personelin e arsimit, punëtorët teknik shkolla jonë sot ofron kushte mbase të volitshme për mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Ligji për Arsimin Parauniversitar
Neni 19 - Këshilli i prindërve
1. Çdo institucion arsimor apo aftësues duhet të ketë këshill të prindërve.