Historiku i shkollës
Fillet e shkollimit shqip në Milloshevë janë të vitit 1946, kur kishte edhe paralele me nxënës shqiptarë në ciklin e ulët,me mësuesin e parë Hamit Subashi.Zgjerimi I shkollimit shqip në këtë shkollë ndodh në vitin 1962, kur nisi mësimi shqip në ciklin lëndor.Edhe pse punohej në kushte adekuate,procesi mësimor monitorohej nga pushtuesit serbo-jugosllavë,me frikën se mos mësimdhënësit shqiptarë po I indoktrinonin nxënësit me nacionalizmin shqiptar,irredentizmin,seperatizmin e shumë izma të tjerë.Për shkak të këtyre izmave ka pasur edhe procese të diferencimit kundër shqiptarëve,sidomos ndaj atyre që kishin reflektuar shqiptarizëm.Në vitet 70 merr hov shkollimi shqip,Përveç lendëve në shqip,pushteti instaloi edhe mësimin e domosdoshëm të serbishtes për nxënësit shqiptarë që nga klasa e tretë.Poashtu në vitet 70,me propozimin e mësimdhënësve shqiptarë që e përbënin pjesën dërmuese të arsimtarëve të kësaj shkolle u hoq nga përdorimi mësimi i lendës së rusishtes që mësohej deri atëherë dhe u zëvendësua me lëndën e gjuhës angleze.Ishte ky një sinjal për pushtetin se shqiptarët po zgjoheshin Kur përfaqësuesit e pushtetit ishin bindur se për mësimdhënësit shqiptarë nuk kishin efekt diferencimet e kualifikimet e tilla politike,duke u përcaktuar për procesin edukativo-arsimor në baza kombëtare,shkencore dhe profesioanle,pa përfillur,deri në flijim, ideologjinë komuniste,atëherë mësimdhënësve dhe nxënësve shqiptarë iu ndalua hyrja në objektin shkollor në Milloshevë.Për ta filloi një faze e rëndë diskriminimi dhe përndjekjeje,por e pasuksesshme për pushtuesit deri në fund,pasi ata qëndruan stoikisht dhe punuan me nxënësit e tyre edhe atëherë kur u hoqën nga listat e pagave.Puna pa pagesë,për mësimdhënit shqiptarë shënon edhe një betejë të fituar ndaj pushteti që u përpoq në çdo mënyrë për t’ua ulur moralin e dinjitetin kombëtar.Kjo përpjekje e dëbimit nga shkolla dhe mosfinancimit zgjati deri në fund të viteve 90.Por, populli u vetëorganizua duke u dalë në ndihmë mësimdhënësve me paga, deri në fund të luftës çlirimtare.Me dëbimin nga shkolla amë,mësimi nuk u ndërpre,por ai vazhdoi të mbahej edhe më fuqishëm me përkrahjen e popullit në paralelen e ndarë fizike në Raskovë.Kushtet e punës ishin tejet të vështira,por falë përkrahjes së banorëve vendës,mësimi u organizua në 4 ndërresa në vetëm 4 dhoma mësimi e më vonë edhe në shtëpinë shkollë,të cilën e kishte lëshuar,dashamiri I madh I shkollimit shqip I kësaj ane,tashmë I ndjeri,Sheqir Ibrahimi.Në këtë kohë,mësimi u organizua edhe në Milloshevë,në shtëpinë shkollë të lëshuar nga Isuf Mexhuani,pastaj edhe në Babimofc në shtëpi-shkollë në familjen Mehmeti.
Ditë të rënda,shkollimi shiqip në këtë trevë,përjetoi edhe në prag të luftës së fundit e sidomos gjatë saj.Kjo për faktin se ndër viktimat e kësaj lufte qenë edhe dy nxënës të kësaj shkolle,vëllezërit Fidaim dhe Shkëlzen Morina,të cilët u vranë dhe u masakruan nga fallangistët serbë,në shtëpinë e tyre në Milloshevë.Kjo vrasje,vinte si pamundësi e forcave paramiltare e militare serbe për t’u përballur me forcat e UçK-së,andaj suleshin për të vrarë edhe fëmijë.Gjatë kësaj lufte,shkolla në Milloshevë pësoi dëme të shumta materiale duke u demoluar,shkatërruar e plaçkitur,ndërsa objekti shkollor në Raskovë u dogj deri në themele.Me çlirimin e Kosovës,mësimi u vazhdua në objektin shkollor në Milloshevë,falë renovimit të objektit nga faktorët e ndryshëm ndërkombëtarë.
Pas luftës,mësimi u zhvillua në tri objekte shkollore,në Milloshevë me 11 dhoma mësimi në dy ndërresa dhe me 17 paralele nxënësish duke përfshirë edhe paralelen e parashkollorëve,pastaj në Raskovë,në 4 dhoma pas renovimit,në dy ndërresa me 8 paralele dhe në Baimofc në paralele të kombinuara,me dy mësues në objekt të improvizuar-në kontejner. Kështu vazhdoi puna deri në ndërtimin e ri të objektit shkollor nga qeveria e Kosovës në vitin 2009.Shkolla në këtë periudhë kishte afro 40 mësimdhënës në të dy ciklet, me më shumë se 600 nxënës.
Me ndërtimin e objektit të ri shkolor u krijuan kushte tejet të volitshme për zhvillimin bashkëkohor të mësimit.Objekti I ri shkollor ka afro 45oo m2,32 dhoma mësimi.Momentalisht ka 750 nxënës dhe 40 mësimdhënës dhe punohet në vetëm një ndërresë,si në Milloshevë ashtu edhe në Raskovë.Mësimet I vijojnë nxënës nga Millosheva,Llazareva,Mazgiti,Gazimestani,Raskova,Bakshia,Prugofci dhe Baimofci.
Ligji për Arsimin Parauniversitar
Neni 14 - Caktimi i nxënësve nëpër institucionet arsimore
1. Secila shkollë e nivelit 1 dhe 2 të ISCED-it ka zonën e saj të mbulimit, të përcaktuar nga komuna.