Historiku i shkollës
Shkolla fillore e mesme e ulët" 7 Marsi" në Kalabri është shkollë e re me traditë nëntëmbedhjet vjeçare,dhuratë Kryeqytetit nga Bashkësia Islame për zhvillim e inauguruar me 30 tetor të vitit 2003. Me hapjen e shkollës së re zgjidhet problemi shumëvjeqar i fëmijëve të kësaj lagjeje për të evituar udhëtimin në shkolla tjera që kanë qenë më larg zonave të tyre të banimit.
Shkolla i takon zonës urbane të qytetit. Objekti mësimor ofron kushte të mira për mësim kualitativ dhe kuadër profesional për punë edukativo-mësimore.
Stafi punonjës përfshinë 30 mësimdhënës, 6 punëtorë teknik, 2 roj të natës ndërsa në administratë punojnë drejtoresha dhe sekretarja e shkollës.
Mësimi zhvillohet në dy ndërrime,paradite cikli lëndor e pasdite cikli klasor. Në prill të vitit 2004 fillon punën paralelja parashkollore në kuadër të shoqatës së gruas "Kalabria" e cila kishte për detyrë socializimin e fëmijëve dhe kyçjen në punë të grave të komunitetit. Në vitin shkollor 2008/2009 institucioni parashkollor hyn në kuadër të Drejtorisë Komunale për Arsim, puna zhvillohet me fëmijët pesëvjeqar dhe me planprograme të rregullta. Në fillim të vitit të ri shkollor 2011/2012 është ndërtuar aneksi i ri shkollor nga USAID-i janë shtuar gjashtë klasë.
Në tetor të vitit 2015/2016 ka filluar ndërtimi i sallës së re të edukatës fizike duke ndihmuar kështu në zhvillimin e kapaciteve fizike të fëmijëve.
Sipas statistikës së fundit SHFMU "7 Marsi" numron gjithsej 520 nxënës (me parafillor) të sistemuar në 20 paralele. Në kuadër të shkollës funksiononte edhe enti për nivelin parafillor.
Objekti për nivelin parafillor shkolla fillore e mesme e ulët " 7 Marsi" në Prishtinë është themeluar nga Komuna e Prshtinë dhe procesin mësimor edukativ e ka filluar nga viti shkollorë 2003/04.
Që nga fillimi i veprimtarisë së saj, kjo shkollë ka qenë shkollë publike, mësimi zhvillohet në Gjuhët Shqipe.
Ligji për Arsimin Parauniversitar
Neni 15 - Vijueshmëria në shkollë
1. Vijimi i shkollimit të detyruar nga ana e nxënësit është një përgjegjësi kryesore e prindit.