Historiku i shkollës
Hoxhë Arif Shala një nga fshataret e këtij lokalitet, i cili edhe pse kishte bërë të gjitha përgatitjet për të shkuar në Haxh, duke parë vështirësitë qe i kishin nxënësit për të shkuar në shkollën që gjendej në Kastriot dhe rreziqet që i kishin gjatë rrugës, vendosi që atë vit të mos shkonte në Haxh dhe mjetet që i kishte të grumbulluara të ndërtonte një vend ku nxënësit do të mësonin. Kështu ai ndërtoj dy dhoma mësimi, një korridor, dhe një zyre për arsimtar. Shtëpia e tij në vitin 1968 u bë pronë e përbashkët e nxënësve dhe familjes se tij.
Shkolla punoj tri vite në këto rrethana, por me rritjen e numrit të nxënësve u bë e pamundur vazhdimi i mësimit në atë objekt, andaj në vitin 1971 u ndërtua një objekt tjetër me një sipërfaqe prej 276 m2 , me oborr prej 70 ari e 50 m2 . Shkolla u ngrit nga kuvendi komunal i Prishtinës.
Në vitin 1990 me kërkesat e shumta të qytetarëve të fshatit Shkabaj u vendos që fshatit Shkabaj t’i ndërtohej një shkollë e re, por një gjë e tillë nuk u realizua dhe ky projekt dështoj.
Pas përfundimit të luftës në vitin 2001 me fondin për zhvillimin e Kosovës u ndan mjete për ndërtimin e shkollës së re në fshatin Shkabaj. Ndërtimi i kësaj shkollës u arrit falë përkrahjes së Drejtorisë Komunale të Arsimit të cilët ndan mjete prej 300.000 euro. Aktualisht Shkolla” Dituria” gjendet në Fshatin Shkabaj ne kilometrin e dytë te magjistrales Prishtinë- Mitrovicë.
Me 8.6.2004 u bë inaugurimi i objektit të ri me një sipërfaqe prej 520 m2 . Ne vitin 2004 u investua në instalimin e nxemjes qendrore, pastaj me 2005-2006 u bë rrethoja e oborrit të shkollës. Në këtë vit u bë edhe ndërtimi i fushës se jashtme të sportit, por edhe pse u bën këto investimi shkolla Dituria edhe në vitin 2022 ka nevojë për shume investime në mënyrë që të lehtësojmë procesin e të nxënit te nxënësit. Aktualisht në pozitën e drejtorit të shkollës është Landrit Dragusha.
Karakteristikë e kësaj shkolle është rritja e numrit të nxënësve në vazhdimësi ngase kjo shkollë i përket një lagjeje e cila është në ndërtim. Nxënësit e kësaj shkolle janë të mentaliteteve shumë të përziera sepse vijnë nga te gjitha trevat shqiptare.
Ligji për Arsimin Parauniversitar
Neni 14 - Caktimi i nxënësve nëpër institucionet arsimore
1. Secila shkollë e nivelit 1 dhe 2 të ISCED-it ka zonën e saj të mbulimit, të përcaktuar nga komuna.