SHKOLLA FILLORE E MESME E ULËT

"Qamil Batalli"

Regjistrohu
course-details-img-1

Historiku i shkollës

Shkolla fillore dhe emesme e ulët “Qamil Batalli" në Prishtinë u themelua më 1 shtator 2014, ne bashkepunim me MASHT dhe DKA. Projekti i objektitte kesajshkolle, (eshte inicuar) ka filluar nga Banka Botërore në vitin2009/10. 

Kjo shkollë është ndërtuar si nevojë imediate me qëllim të zbrazjes se klasëve nga numri i tepërt nxënësve dhe reduktimi i ndërrimeve (turneve) të mësimit në shkollat përreth. Shkolla është financuar nga Banka Botërore në bashkëpunim me MASHT, ndërsa Komuna e Prishtinës ka siguruar hapësirën publike/komunale të përshtatshme për këtë shkollë (projekt), e cila është me standarde të larta infrastrukturore dhe e cila plotëson të gjitha kushtet për mësimdhenie dhe mësimnxënie bashkëkohore. 

Shkolla disponon me një hapësirë të brendshme prej 5680 metrash katror dhe të jashtme prej 80 ari oborr, që ështe i përshtatshëm me numrin e nxënësve që do te disponoje shkolla (deri ne 36 nxenes neper klase) dhe me kapacitet për (rreth) 700 nxenes (për të punuar në një turn/ndërrim), që ngërthen në vete 28 punetorë arsimor, prej tyre, 13 staf mbështetës dhe 4 në administrate. 

Shkolla eshte riemertuar ne vitin 2017 me emrin “Qamil Batalli”. Tashme shkolla fillon vitin e gjashte te veprimtarise se saj.

Të dhëna për shkollën:

  • Drejtori Liridon Maliqi
  • Dita e shkollës31 maj

Maj 2026

H M M E P Sh D
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

KALENDARI PËR VITIN SHKOLLOR 2025/2026

shape-1 shape-1
law-img
Ligji për Arsimin Parauniversitar
Neni 14 - Caktimi i nxënësve nëpër institucionet arsimore

1. Secila shkollë e nivelit 1 dhe 2 të ISCED-it ka zonën e saj të mbulimit, të përcaktuar nga komuna.