Historiku i shkollës
Shkolla fillore dhe e mesme e ulët "Abaz Ajeti" ne Gjilan eshte themeluar më 1 shtator 1985, ndërsa projekti per ngritjen e saj ka filluar me 1980 nga komuna e Gjilanit.
Deri me 1985 ka vepruar si paralele e ndarë e ish shkollës "Vuk Karaxhiq". Për katër vite kjo si paralele funsionoi në shtëpi private, ndërsa objekti i tashëm u krye me 1984 dhe në këtë vit fillon edhe mësimi, derisa pas një viti (1985) edhe pavarësohet.
Pas vitit 1990 kësaj shkolle bashkohet shkolla e fshatit Velekincë. Por jo më gjatë se dy vite shkolla e Velekincës pavarësohet.
Para lufte ne këtë shkollë zhvilloi mësimin SHM "Marin Barleti" pasi ata ishin përzënë nga shkolla e tyre me 1991. Shkolla e re në Zabel u hap me 2009 dhe për dy vite ishte paralele e shkollës sonë ndërsa u pavarësua me 2011.
Deri me ndarjen e paralelës në Zabel shkolla jonë nga klasa e parë deri në të nëntën kishte nga tetë paralele. Në Zabel shkuan për çdo Aktiv nga dy paralele. Me këtë rast nga katër ndërresa që ishte punuar deri atëherë shkolla jonë kalon në tri ndërresa. Kjo zgjati vetëm një vit sepse pas nje viti me financim të komunës dhe USAID-it shkollës sonë iu shtua aneksi me 10 klasë dhe nga Tetori i vitit 2010 këtu mësimi zhvillohet në dy ndrrime. Salla e edukates fizike inagurohet në shtatorë te vitit 2016.
Kurse ne dhjetor te vitit 2020 nenshkruhet marrveshja ne mes Komunes se Gjilanit dhe Fondacionit te kosoves per Energjidhe Efiqience, i cili fillon te implementohet prej 15 prill 2023.Gjat kesaj kohe sa zgjasinpunimet shkolla transferohet ne shkollen e mesme te lart te agrobisnesit ne Gjilan.
Shkolla Abaz Ajeti sot ka 1078 nxenes, 40 mesimdhenes te nivelit 2( VI-IX), 25 mesimdhenes te nivelit 1( I-V), edukatore 4, mesimdhense mbeshtetese 1, asistente per femije me nevoja te vegant 1, punetore teknik 14
Ligji për Arsimin Parauniversitar
Neni 19 - Këshilli i prindërve
1. Çdo institucion arsimor apo aftësues duhet të ketë këshill të prindërve.