Historiku i shkollës
Objekti i shkollës është ndërtuar në vitet 1979-1980 në fillim përdoret si objekt shtesë i (aneks) shkollës së mesme Gjimnazit. Në vitin 1989 shkollat e mesme mbyllen nga pushtuesi serb atëherë ky objekt shkollor përdoret për nxënësit e shkollës fillore “Shaban Shala”, Podujevë.
Në vitin 1999 mësimet i ndjekin nxënësit e shkollës së mesme “Aleksandër Xhuvani ‘’, Podujevë deri më shtator të vitit 2002.
Në vitin shkollor 2002-2003 në këtë objekt fillojnë mësimin nxënësit e klasave të nënta dhe kështu vazhdohet edhe në vitin shkollor 2003-2004.
Në vitin shkollor 2004-2005 fillojnë mësimet nxënësit e këtij rajoni që më herë i kanë ndjekur mësimet në shkollën fillore “Shaban Shala”, pra bëhet paralele e ndarë e sh.fillore ‘Shaban Shala”, Podujevë.
Në shtator të vitit 2004 shkolla bën kërkesë që të pavarësohet dhe më 11.11.2004 me vendim nr.104/01B të lëshuar nga MASHT-i shkolla pavarësohet, ndërsa më 15.08.2005. me vendim nr.336/01-B shkolla emërtohet shkolla fillore e mesme e ulët ‘ENVER MALOKU’’.
Ligji për Arsimin Parauniversitar
Neni 14 - Caktimi i nxënësve nëpër institucionet arsimore
1. Secila shkollë e nivelit 1 dhe 2 të ISCED-it ka zonën e saj të mbulimit, të përcaktuar nga komuna.