SHKOLLA FILLORE E MESME E ULËT

"Fetah Sylejmani"

Regjistrohu
course-details-img-1

Historiku i shkollës

Shkolla fillore dhe e mesme e ulët "Fetah Sylejmani" në Dragash është shkollë e plotë nëntvjeqare. Kjo shkollë është themeluar në vitin 1948 nga e cila deri tani kanë dalur gjenerata të tëra kuadrosh të cilët sot janë bartës të detyrave me përgjegjësi në komunën tonë dhe anëkënd Kosovës.
Kjo shkollë nëntvjeqare ka objektin e saj qëndror në Dragash dhe shtatë paralelet e shperndara nëpër shtatë fshatra, tri në të popullatës shqiptare dhe katër të popullata gorane. Këto paralele gjëndën në këto fshatra: Shajne, Rrenc, Xërrxe, Lybevisht, Radeshë, Kukajan dhe Leshtan.

Mësimi në këtë shkollë zhvillohet në dy gjuhë: në gjuhën shqipe dhe atë gorano-boshnjake dhe shkolla punon në dy ndërrime: paradite dhe pasdite. Objekti shkollor edhe pse i vjetër, i plotëson deri diku kushtët për një mbarëvajtje të rregullt të procesit edukativo-arsimor. Sa u perket objekteve shkollore nëpër paralele, është e njejta gjendje si e shkollës qëndrore. Kjo vatër arsimore më emrin e bejtexhiut tonë, funksionon në kohën e diskriminimit të aplikuar ndaj arsimimit shqip në Kosovë dhe në komunën tonë pas vitit 1990, kur për një decenie edhe kjo shkollë si gjithë të tjerat, ishte e detyruar të zhvillojë mësimët në objektët jashtëmësimore nga objekti shkollor amë. Megjithëkëtë, pas perfundimit të luftës në Kosovë, nga përkushtimi i kolektivit, arrihet që të rikthehet gjëndja normale në shkollë, me të cilën tani lirisht mund të krenohën jo vetëm mësimdhënësit e kesaj shkolle, por edhe e gjithë popullata e kesaj ane. Në kërkesën e DKAK-Dragash , Ministria e Arsimit në Prishtinë me datë 29.05.2009 merr vendim për ndërrimin e emërtimit të kësaj shkolle me emrin e dëshmorit të UÇK-së nga fshati Shajne , Fetah Sylejmani i cili ra dëshmor në luftën e fundit në Kosovë .
E një rëndesie të madhe është edhe e dhëna se shkolla jonë nga ''UNICEF-i'' është seleksionuar në mesin e 10 shkollave të Kosovës në kuadër të programit të ''Shkollave pilot'' si model për kultivimin e punës cilësore edukativo-arsimore.Sipas këtij programi mësimdhënësit tanë janë përfshirë në shumë trajnime të organizuara në metoda bashkëkohore didaktike, e që haptas kjo është reflektuar ne cilësin mësimore të nxënësve.
Shkolla jonë vazhdimisht merr pjesë nepër aktivitetet e ndryshme kulturore dhe edukativo-arsimore që organizohen në komunë e më gjërë, siq janë: Festivali rinor që organizohet çdo vit në komunë, kuizet e ndryshme ,etj.
 

Të dhëna për shkollën:

  • Drejtori Flurim Çengaj
  • Dita e shkollës27 prill

Prill 2026

H M M E P Sh D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30

KALENDARI PËR VITIN SHKOLLOR 2025/2026

shape-1 shape-1
law-img
Ligji për Arsimin Parauniversitar
Neni 15 - Vijueshmëria në shkollë

1. Vijimi i shkollimit të detyruar nga ana e nxënësit është një përgjegjësi kryesore e prindit.