Gjeografi

PYETJA  / 
timer 00:00

avatar
Gjeografi

Shoqëria dhe mjedisi

Gjeografia është shkenca e vendit, hapësirës dhe mjedisit. Ajo është një mënyrë e strukturuar e eksplorimit, analizës dhe shpjegimit të Tokës, banorëve të saj dhe marrëdhënieve të ndërsjella midis tyre. Mësimi i gjeografisë i ofron nxënësit mundësi të zhvillojë të kuptuarit e veçorive natyrore dhe shoqërore të mjedisit gjeografik, diversitetit të vendeve dhe rajoneve në botë, të njerëzve dhe kulturave, ndërvarësisë dhe ndërveprimit, si dhe marrëdhënieve të njeriut me mjedisin, në nivel lokal, kombëtar, rajonal e botëror.