Shpallje
Në 'MORFODENT' shërbimet mjekësore 33 % më lirë për anëtarët e SBASHK
Respektin meritor ndaj punëtorëve të arsimit dhe ndaj SBASHK-ut e kanë dëshmuar menaxherët dhe stafi i shumë institucioneve shëndetësore, atyre të rekreacionit dhe bizneseve. Një shembull i tillë e që gëzon respektin tonë është edhe ai i dr.spcz.Flamur Vojvoda dhe Ordinancës Stomatologjike 'MORFODENT', që gjendet në rrugën 'Kemajl Ataturk' në Mitrovicë. Në një ceremoni rasti, marrëveshjen e kanë nënshkruar dr.spcz. Flamur Vojvoda në emër të Ordinancës Stomatologjike 'MORFODENT' dhe Isa Ismajli në emër të Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Mitrovicës, gjegjësisht në emër të SBASHK-ut.
Kjo marrëveshje saktëson se të gjithë punëtorët e arsimit që janë anëtarë të SBASHK-ut, gjë të cilën do ta dëshmojnë me kartelën e anëtarësisë, do të gëzojnë zbritje prej 33 % për të gjitha shërbimet mjekësore të kryera në këtë Ordinancë. Më tutje në këtë marrëveshje thuhet se kjo zbritje vlen edhe për familjarët e anëtarit të SBASHK-ut.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe stafi qendror ka përgëzuar kryetarin të Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Mitrovicës Isa Ismajli për këtë angazhim dhe falënderon e shpreh respekt meritor për dr. spcz. Flamur Vojvoda dhe stafin e Ordinancës Stomatologjike 'MORFODENT'.