Shpallje
Janë takuar sot përfaqësuesit e SBASHK-ut, të Sindikatës së Administratës Publike dhe ata të Sindikatës së Policisë për të bashkëbiseduar për situatën e krijuar pas qarkullimit të një versioni të Projektligjit të pagave.
Ata kanë treguar për shqetësimet e anëtarësisë që përfaqësojnë duke përsëritur qëndrimet dhe vërejtjet lidhur me Projektligjin për paga. Përfaqësuesit e të tri këtyre Sindikatave janë shprehur se në pritje të takimeve me Ministritë gjegjëse kanë ngritur grupe punuese duke përgatitur propozime konkrete e të argumentuara , të cilat do i prezantojnë.
Përfaqësuesit e këtyre tri sindikatave kanë shprehur pakënaqësi të shumta ndaj versionit të Projektligjit që është duke qarkulluar dhe janë pajtuar që në fillim të javës së ardhme BSPK-ja të organizojë tryezë tematike me pjesëmarrjen e të gjitha
Sindikatave për të debatuar për situatën aktuale në të gjithë sektorët dhe për të koordinuar aktivitetet dhe veprimet sindikale.