Shpallje
Enver Krasniqi, invalid i UÇK-së bashkë me vajzën e tij Anduenën kanë vizituar selinë e SBASHK-ut dhe kanë bashkëbiseduar lirshëm me kryetarin Jasharaj për situatën në arsim dhe për angazhimet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë. Kryetari Rrahman Jasharaj është shprehur se ndjehet i nderuar me këtë vizitë dhe se gjithë anëtarësia e SBASHK-ut ndjehet krenare me çdo sukses e arritje të nxënësve të Kosovës.
"Kosova ka një rini të shkëlqyer. Krenohemi kur shohim se ka shumë talentë në muzikë, artin skenik, në pikturë e skulpturë sepse këta fëmijë nesër do të jenë emra të çmuar dhe do jenë krenaria e Kosovës", është shprehur Jasharaj, i cili pastaj ka pranuar një dhuratë me vlerë nga nxënësja piktore Anduena Krasniqi. Një pamje e bukur e natyrës e punuar në pëlhurë është dëshmi e talentit të lindur dhe prirjes së natyrshme që Anduena ka për artin. Anduenës dhe gjithë nxënësve talentë të Kosovës u urojmë jetë të lumtur e plot arritje e suksese.