Shpallje
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë kanë nënshkruar vendimin për miratimin e librit të përbashkët të Abetares.
“Sipas këtij vendimi, teksti i vetëm i përbashkët “Abetare” duhet të përfshihet në katalogun e teksteve shkollore të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim.
Shtëpitë botuese të cilat do të punojnë tekstin “Abetare” janë “Dukagjini” në Kosovë dhe “Botime Pegi” në Shqipëri.
Diskutimi për Abetaren e përbashkët kishte filluar në mbledhjen e dy qeverive në nëntor të vitit 2021.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte paralajmëruar që nga ky vit Kosova dhe Shqipëria do të mund të kenë një abetare të përbashkët për nxënësit.