Shpallje
Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës (KPK), e udhëhequr nga Kryetari i KPK, z. Jeton Demi, u prit në takimin nga Ministrja e Arsimit e Kosovës, znj. Arbërie Nagavci.
Pika të diskutimit në këtë takim të dytë të Kryesisë së re të KPK me Ministren Nagavci, pas atij të korrikut, ishte diskutimi për procedurat e ndryshimit të udhëzimit administrativ për KPK-n dhe bazën tjetër ligjore për organizimin dhe funksionimin e KPK-së në të gjitha nivelet. Gjithashtu, Kryetari i KPK-së, paraqiti nevojën që këshilli i prindërve të ketë mbështetje institucionale nga Ministria e Arsimit që të mundë t’iu shërbejë nevojave dhe kërkesave të shumta që prindërit kanë në mbarë Kosovën.
Ministrja Nagavci shprehu gatishmërinë institucionale për ta mbështetur Këshillin e Prindërve të Kosovës dhe për të ngritur bashkëpunimin e mëtutjeshëm në të mirë të prindërve e fëmijëve. Po ashtu znj. Nagavci e informoi KPK-në edhe me të gjitha përgatitjet që janë duke u bërë për fillimin e vitit të ri shkollor dhe me ndryshimet e plotësimet ligjore që janë bërë e po bëhen në fushën e arsimit, që pritet të kenë efekt pozitiv afatgjatë.
Dyja palët ranë dakord që sistemi arsimor në Kosovë, në të gjitha nivelet, duhet të kenë prioritet të padiskutueshëm interesin e nxënësve. Asnjë institucion apo organizatë nuk duhet të përdorë nxënësit për të ngritur ose shtyrë interesa dhe agjenda të caktuara dhe se të gjitha palët e interesit duhet të veprojnë duke pasur këtë në mendje.