Shpallje
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka marrë vendim që t’i lirojë nga pagesa mujore për muajin shkurt të gjithë prindërit e fëmijëve në institucionin parashkollor “Nëna Zahide” në qytet.
Sipas njoftimit, ky vendim është marrë si kompensim i periudhës 10 ditore të mbylljes së çerdhes publike, për shkak të rasteve që ishin paraqitur me virusin COVID-19.
Institucioni Parashkollor “Nëna Zahide” është rihapur të hënën.