Gara për ese - Eseja më e mirë

“Mësuesi, modeli dhe frymëzimi im”

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë nxënësit kreativ të klasave V-VI-VII-VIII dhe IX, të cilëve do të u ofrohet bursë dhe regjistrimi në shkollën “Mehmet Akif”, Lipjan.

Esetë konkurruese do të vlerësohen nga komisioni përgjegjës ndërsa punimet duhet të jenë sipas kritereve që vijojnë:

- Krijimi i tezës së esesë (10 pikë);

- Struktura H-ZH-P (Hyrje-zhvillim-përfundim)- (20 pikë);

- Plotësimi i përmbajtjes në raport me temën e caktuar (20 pikë);

- Koherenca dhe kohezioni i tekstit (20 pikë);

- Shtrimi i argumenteve, renditja kronologjike dhe piramida e përmbysur (15 pikë);

- Zbatimi i normës drejtshkrimore (15 pikë).

Shënim: Esetë nuk duhet të jenë më të shkurtra se 700 fjalë dhe më të gjata se 1500 fjalë.

Apliko tani! --> https://forms.gle/Hou7mJfRRtCD3ohz8

About Us

The argument in favor of using filler text goes something like this: If you use arey real content in the Consulting Process anytime you reachtent.