Themelohet rrjeti ombrellë i organizatave për arsimin parauniversitar të Kosovë

Dymbëdhjetë Organizata të Shoqërisë Civile që operojnë në fushën e arsimit paraunversitar në Kosovë, mbi bazën e parimeve të përbashkëta të përmirësimit të cilësisë së arsimit, avancimit të tij, gjithëpërfshirjes dhe mirëqenies së përgjithshme të nxënësve/eve – u bënë bashkë dhe themeluan koalicionin joformal “Rrjeti Ombrellë i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Paraunversitar”.

Duke pasur parasysh rëndësinë e arsimit paraunversitar në formimin e kapitalit njerëzor të një vendi dhe rolin thelbësor të shoqërisë civile për të kontribuar në këtë kuadër, në një takim me karakter ceremonial u nënshkrua akti i themelimit të rrjetit nga pëfaqësuesit/et e OShC-ve: Kosova Education Center - KEC, organizata ETEA, Kosova Center for Distance Education - Mëso Online (KCDE), Kosovar Youth Council - KYC, PEN - Peer Educators Network, Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj), Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore (QHPSM), Qendra per Studime te Avancuara FIT, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Teach For Kosova (TfK), organizata TOKA dhe Voice of Roma, Ashkali and Egyptians.

Qëllimi i rrjetit është përmirësimi i cilësisë së arsimit paraunversitar përmes mobilizimit të OShC-ve në nivel komunal dhe qendror për të avancuar dialogun me autoritetet lokale dhe qeverinë për çështje të arsimit, si dhe pjesëmarrja në zhvillimin e politikave arsimore.

About Us

The argument in favor of using filler text goes something like this: If you use arey real content in the Consulting Process anytime you reachtent.