Mësuesja që u zgjodh më e mira në Kosovë: Ka rënie të cilësisë në arsim

Mësuesja e shkollës fillore “Liria” në Fortesa e Rahovecit, Merita Gashi është zgjedhur mësuesja më e mirë në nivel të Kosovës dhe ka fituar çmimin “Shaban Jashari”, që ndahet çdo 7 mars, duke iu dedikuar festës kombëtare të mësuesit.

Ajo në një intervistë për Kids of Kosova & Albanian Kids Eduacation ka folur edhe për cilësinë në arsim.

“Gjendja e arsimit në Kosovë tashmë dihet, edhe në komunën time ka vështirësi nga më të ndryshmet. Vështirësitë më të mëdha janë ato të mungesës së infrastrukturës, mjeteve të konkretizimit e librave të stërngarkuar. Megjithatë, ne si mësimdhënës, duhet të jemi kreativë me ato mjete që i kemi dhe duhet të japim më të mirën e mundshme nga vetja. E mira nuk ka fund, ndaj them që cilësia në arsim nuk është ashtu siç po paragjykohet, por ka rënie të cilësisë në arsim, edhe pse pa fajin tonë. Zhvillimi i teknologjisë me shpejtësinë e dritës, ka ndikuar në rënien e cilësisë në arsim. Nuk mund të them që nuk jam e kënaqur me nivelin e nxënësve, sepse vërtet kemi nxënës talentë, të zgjuar dhe të përkushtuar. Mendoj që sa më shumë që përkushtohemi, aq më shumë do të arrijmë suksese”, ka deklaruar ajo për Kids of Kosova.

About Us

The argument in favor of using filler text goes something like this: If you use arey real content in the Consulting Process anytime you reachtent.