Marshi në Prishtinë, ankesa se në shkolla po merren vendime pa i pyetur nxënësit

Me moton “S’po shkohet në shkollë” dhe thirrje të shumta për barazi e siguri në arsim, sot u mbajt marshi i  Këshillit të Nxënësve të Kosovës në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në kryeqytet për mungesën e cilësisë në arsim dhe sjelljet e profesorëve.

Denis Krasniqi nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës ka thënë se çdo vendim në shkolla po merret pa i pyetur nxënësit.

“S’po shkohet në shkollë sepse çdo vendim merret për neve pa neve. Kur ne duam të flasim duhet ta ngritim dorën, kur ne duam të drejtat tona, na fyejnë e ngacmojnë”, ka thënë Krasniqi.

Ai tutje shtoi se kur ankohen, profesorët i kërcënojnë me fuqinë e notës dhe askush nuk i mbron.Sipas tij, në shkolla nuk ka higjienë e tualete të mirëfillta. 

“Kur ne ankohemi na kërcënojmë më fuqinë e notës, s’po shkohet sepse askush s’na mbron. Në shkollë na i përbuzin mirëqenien. Rrezikohemi nga ndotja e papastërtia dhe mungojnë  kushtet elementare për mbajtjen e higjienës. Nuk kemi shujtë ditore, nuk kemi tualete të mirëfillta”, shtoi tutje Krasniqi.

About Us

The argument in favor of using filler text goes something like this: If you use arey real content in the Consulting Process anytime you reachtent.