Shënohet Dita e Tokës

Dita e Tokës është një ngjarje vjetore që festohet në të gjithë botën më 22 prill për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit. Dita e Tokës për herë të parë është festuar në vitin 1970, ndërsa tani përfshin ngjarje të koordinuara në gjithë botën nga Rrjeti i Ditës së Tokës.

Sot në Kosovë për të shënuar këtë ditë do të ketë disa aktivitete të organizuara nga institucionet e Kosovës dhe organizata jo qeveritare.

Në Prishtinë, aktiviteti kryesor organizohet nga Ministria e Mjedisit së bashku me disa organizata të tjera në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Në këtë shesh, 30 vajza dhe djem nga gjashtë shkolla publike do të mbjellin kopshte vertikale në aktivitetin që pritet të fillojë prej orës 10:00.

Komuna e Prishtinës ka organizuar aktivitete në lagjen “Dardania” si dhe te “Shkolla e Gjelbër” ku do të vendosen shporta për mbeturina. Kjo shkollë do të shënojë edhe ditën e saj me aktivitete të ndryshme.

Prof. Zeqir Veselaj, ligjërues i edukimit mjedisor në Universitetin e Prishtinës, theksoi për RTKlive se Kosova ka kaluar nëpër sfida të ndryshme, duke veçuar luftën e vitit 1999 e cila ka dëmtuar shumë tokën.

“Dita e Tokës sivjet shënohet me zhvillimet e luftës së përgjakshme të agresionin rus në Ukrainë. Në luftëra zakonisht dhe me të drejtë vëmendja kryesore vihet te viktimat në njerëz dhe dëmet materiale të ekonomisë. Mirëpo,është një viktimë e heshtur që bart pasojat për shumë kohë pas luftës- që është mjedisi”, tha ai.(A.B)

About Us

The argument in favor of using filler text goes something like this: If you use arey real content in the Consulting Process anytime you reachtent.