Historiku i shkollës
Para luftës së dytë botërore fshati nuk ka pasur lokal shkollor. Nxënësit e këtij fshati mësimet i kanë ndjekur në lokalet e xhamisë së fshatit dhe më vonë në shkollën e Grackës së Vjetër, Lipjan dhe së fundi në Kraishtë. Nga viti 1948 e gjer në vitin 1956 nxënësit kanë ndjekur mësimet në Kraishtë. Prej viti 1956-1959 mësimi është mbajtur në lokalet e Xhamisë së fshatit.
Prej viti 1956 mësimet i kanë vazhduar në Grackë të vjetër për tu kthyer prapë në Kraishtë. Për herë të parë nxënësit vazhduan mësimin në Bujan në shkollën të cilën ndërtuan me vetë kontribut fshatarët 1988/89 dhe vazhduan mësimin si paralele e ndarë fizike e Kraishtës.
Shkolla i plotësoi kushtet për pavarësim më 11.11.2004 me vendimin e MASHT-it. Kurse vendimi për emërim me emrin “Nezë Bujani’ vjen më 29.05.2008 nga MASHT. Shkolla fillore dhe e mesme e ulet “Nezë Bujani” në Bujan është themeluar në baze të Vendimit të MASHT-it në vitin
2004.
Objekti shkollor shtrihet në pjesën perëndimore të fshatit, që lidhet me rrugën kryesore në pjesën e përparme objekti shkollor, shtrihet buze rrugës kryesore në distance prej 25 metra, ndërsa objekti shkollore është i ndërtuar 80 m larg rrugës. Sipërfaqja e objektit shkollor është 381.17 m/2, nga materiali jo i mirë ndërtimor.
Procesi mësimor-edukativ në ketë shkollë ka filluar të zhvillohet nga viti shkollor 1970/1971. Mësimi atë botë është zhvilluar në gjuhen shqipe 4 paralele me klasë të kombinuara klasa (I-III dhe II-IV)-Gjatë periudhës se vitit 1990-1999 në këtë institucion edukativ është zhvilluar mësimi në 4 klasë (I. II,III,IV,V) me vonë në vitin 1998/1999 është shtuar edhe klasa VI-VII.
Pas përfundimit të Luftës së vitit 1998/99 procesi mësimor-edukativ në ketë shkolle është normalizuar dhe zhvillohet në përputhje me legjislacionin shkollor të Republikës së Kosovës dhe në baze të Kurrikulit të miratuar nga MASHTI në klasën e VIII e me vonë edhe e IX.
Me vendim të Mashtit 2004, shkolla bëhet e pavarur nga shkolla fillore “Skënderbeu” Kraishtë. Në vitin 2007 shkolla emërohet me emrin “Nezë Bujani me vendimin të MASHT-it.
Me 20 shtator 2017 është bërë inaugurimi i shkollës së re në Bujan, objekti shkollor ka një sipërfaqe 3800 m2.
Me 3 shtator 2018 është bërë inaugurimi i shkollës në paralelen e ndarë në Breg të Zi, objekti shkollor ka një sipërfaqe 1950 m2.
Neni 15 - Vijueshmëria në shkollë
1. Vijimi i shkollimit të detyruar nga ana e nxënësit është një përgjegjësi kryesore e prindit.