Historiku i shkollës
Shkolla “Faik Konica” është shkollë me traditë arsimore dhe kulturë pune duke qenë shkolla e dytë më e vjetër në kryeqytet. Shkolla funksionon nga viti 1954 dhe i takon zonës urbane në Komunën e Prishtinës, objekti gjendet në qendër të qytetit dhe ka zonimin e përcaktuar nga Komuna e Prishtinës. Institucioni disponon hapsirë të brendëshme dhe të jashtme e cila është e përshtatshme për realizimin e mësimit dhe aktiviteteve shkollore. Ka gjithësej 27 mësonjëtore si dhe 9 kabinete të furnizuara me paisje adekuate kabinetike.
Në shkollë vijojnë mësimin 1482 nxënës nga parafillorët me dy grupe, cikli i ulët 1-5 dhe cikli i lartë 6-9, në 47 paralele dhe dy klasë të ndara në 4 grupe parafillore me gjithsej 51 paralele. Shkolla punon në dy ndërresa duke filluar nga ora 07:30 deri në ora 16:40 ( në kohën e pandemisë). Cikli i ulët mësimin realizon sipas skenarit A ndërsa cikli i lartë sipas skenarit B.
Institucioni udhëhiqet dhe menaxhohet nga drejtori i shkollës dhe zv. drejtori të cilët kanë bashkëpunim të ngushtë me administratën: sekretarin administrativ, psikologen, mësusen mbështetëse, biblotekisten si dhe me të gjithë akterët e shkollës duke përfshirë këtu edhe organet e shkollës.
Në shkollë punojnë 63 mësimdhënës dhe 2 edukatore. Mësimdhënësit janë të kualifikuar, të licencuar dhe të trajnuar për punën edukativo – arsimore. Zhvillimi profesional i mësimdhënësve është nevojë për të përmbushur standardet e etikës profesionale në mësimdhënie. Në shkollë janë funksionale aktivet profesionale të cilat funksionojnë sipas UA të AP-ve, të cilat kanë bashkëpunim të ngushtë me aktivet profesionale në kuadër të shkollave bashkëpunuese në nivel komunal.
Shkolla jonë ka për qëllim gjithëpërfshirjen aktive të të gjithë pjesëmarrësve të saj. Në shkollë përfshihet edhe mësimi inkluziv me fëmijë me aftësi të kufizuara, grupe të marxhinalizuara apo të pafavorizuara pa dallim etnie apo kulture. Te nxënësit zhvillojmë respektin për mjedisin, frymën e mirëkuptimit, të paqes, tolerancës si dhe inkurajojmë frymën e respektimit të të drejtave të njeriut. Për të lehtësuar punën e të gjithë akterëve të shkollës në frymën bashkëpunuese dhe demokratike, janë përpiluar dokumentet si : Kodi i komunikimit dhe Kodi i etikës.
Marrëdhëniet midis kolegëve dhe mësimdhënësve çdo herë janë profesionale ndaj detyrave dhe obligimeve, që nënkupton kryerjen e punëve me kompetencë dhe profesionalizëm. Marrëdhëniet e arsimtarëve dhe stafit profesional janë në nivel të duhur duke u bazuar në: respekt, barazi, solidaritet, kolegialitet, ndihmë profesionale kur e kërkojnë nevojat e shkollës. Ndaj atyre që kërkojnë ndihmë, ne jemi të obliguar t’i ofrojmë informacionin e duhur dhe të sillemi në mënyrë demokratike dhe miqësore, por gjithnjë në pajtueshmëri me rregullat e shkollës.
Në shkollë janë funksionale organet si: 1.Këshilli Drejtues i shkollës; 2.Këshilli i prindërve (përfaqësues nga secila klasë); 3. Këshilli i arsimtarëve; 4.Këshilli i nxënësve; 5. Ekipi i zhvillimit të shkollës; 6. Ekipi i vetvlerësimit të shkollës; 7. Ekipi i ndërmjetësimit; 8. EPRBM – Ekipi për Parandalim dhe Reagim ndaj Braktisjes dhe mosregjistrimit në Arsimin e obliguar; 9. Ekipi i sigurisë së shkollës;
Shkolla mirëmbahet nga personeli teknik i cili është i përbërë nga: shtëpiaku, dy roje, 10 punëtorë për mirëmbajtjen e higjienës.
Neni 19 - Këshilli i prindërve
1. Çdo institucion arsimor apo aftësues duhet të ketë këshill të prindërve.