Historiku i shkollës
Shkolla "Emin Duraku"eshte nje nder shkollat më të vjetra të Komunës se Prishtinës e themeluar në vitin 1947, nga ish Këshilli popullor I Prishtinës,me gjithsej 72 nxënës, mësimin deri në vitin 1952 e kanë ndjekur vetëm nxënësit nga komuniteti turq dhe serb, ndërsa nga viti 1952 mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe . Në fillim është quajtur shkolla e parë shqipe në rajon ndërsa në vitin 1952 emërtohet Emin Duraku, ndërsa mesues i parë ishte Nebil Dino.
Është shkolla e parë në Republikën e Kosovës, që ka bërë binjakezim dhe atë me Shkollën Fillore "Emin Duraku" në Tiranë në vitin 1973/74. Gjithashtu në vitet e 80-ta Shkolla Fillore Emin Duraku, kishte paralele të ndara në Hune të Libise, ku mësimin kanë ndjekur nxënës Kosovar, ku per arsye
ekonomike kanë emigruar në shtetin Libian.
Shkolla jonë ka nje bagazh të madh të sukseseve në gara të ndryshme mbrenda dhe jashtë vendit, veçoj, Kori i shkolles Emin Duraku ka qenë fitues i vendit te parë në Ish Jugoslavi, në gara për interpretim/kendim, Klubi Basketbollit ka zënë vendet e para disa vite rradhazi në gara në nivel të Kosovës Nxënësit e Shkolles Fillore 'Emin Duraku' , ndër vite kanë qenë pjesmarrës në shumë gara te ndryshme , kuize diturie, gara sportive, ku gjithmone janë renditur në vendet e para në të gjitha kategoritë vajza ,djem.
Vlen të përmendet periudha e veshtirë e okupimit 1990-99, ku falë guximit të Drejtorisë së asaj periudhe, Objekti shkolls ka qenë qendër e organizimit të çdo aktiviteti paralel i çdo institucioni shtetëror paralel te Republikës së Kosovës, e veqmas ato edukativo Arsimore, deri në largimin e aparatit shtetëror serb nga Kosova.
Sot mësimin ndjekin 600 nxënës të ndarë në 22 paralele, gjithsej të punësuar 55 mesimdhënës e staf mbështetës, mesimi zhvillohet në një ndrrim nga klasa parafillor deri në kl IX, Objekti është rindërtuar në vitin 2010, dhe i plotëson kushtet bashkohore për zhvillimin e rregullt të procesit edukativo arsimor Shkolla Fillore ' Emin Duraku' është e vendosur në pjesen më të vjetër të Prishtinës,Komunitet i banuar me shumicë Shqiptare
Neni 14 - Caktimi i nxënësve nëpër institucionet arsimore
1. Secila shkollë e nivelit 1 dhe 2 të ISCED-it ka zonën e saj të mbulimit, të përcaktuar nga komuna.