Historiku i shkollës
Shkolla “Nazim Gafurri” gjendet në pjesën verilindore të Prishtinës, me konkretisht buzë rrugës “ Bajram Bahtiri” e cila shpie për në Malësinë e Gallapit.
Puna në të ka filluar me 25 mars 1983 si paralele e ndarë e shkollës fillore “ Zenel Hajdini’ në Prishtinë. për të vazhduar më pastaj si shkollë Amë.
Pas tri decenieve të suksesshme të punës edukativo-arsimore, shkolla tani është në këtë gjendje: ka 1251 nxënës, 1151 nxënës të ndarë në 43 paralel prej klasës së parë deri të nëntën dhe katër grupe parashkollorësh me gjithsej 100 parashkollor; 72 personel ( prej të cilëve 56 në procesin arsimor, 5 punëtor administrative, dhe 11 punëtor ndihmës e teknikë).
Shkolla tani 25 dhoma mësimi, salla e arsimtarëve, biblioteka, byfenë, katë zyre, 3 kabinete, salla e edukatës fizike. Kuadri arsimor është I kualifikuar.
Për këto 30 vjet të punës së saj, shkolla jonë, sikur edhe tërë arsimi shqip, në përgjithësi, I ka pasur vështirësitë dhe barrierat, të cilat megjithatë, I ka përballuar dhe i ka tejkaluar të gjitha sfidat e kohës.
Gjatë kësaj periudhe , shkolla jonë, jo vetëm që e ka kryer funksionin e saj edukativo-arsimor, por e ka kryer edhe funksion tjetër shumë të rëndësishëm kombëtar edhe atdhetar, duke e vënë objektin në shërbim të nevojave të kohës.
Tri decenie janë një jubile I vogël I një pune të madhe edukativo-arsimore në arsimin e gjeneratave të reja, në kalitjen e ardhmërisë së ndritshme.
| H | M | M | E | P | Sh | D |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 |
| 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 |
| 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 |
| 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 |
| 29 | 30 | 31 |
KALENDARI PËR VITIN SHKOLLOR 2025/2026
Neni 14 - Caktimi i nxënësve nëpër institucionet arsimore
1. Secila shkollë e nivelit 1 dhe 2 të ISCED-it ka zonën e saj të mbulimit, të përcaktuar nga komuna.