shkolla logo
SHKOLLA FILLORE E MESME E ULËT

"Gjon Serreçi"

Historiku i shkollës

Shkolla e tretë fillore u themelua  vitin 1960-61, në ndërtesën e Shkollës së nxënësve në ekonomi, e cila gjendej në Pjesën lindore të qytetit, në afërsi te  nxënësve  të  medresës, ku në këtë vend gjendej edhe mulliri, ne afërsi të stacionit hekurudhor.  

Nxënësit erdhën nga Shkollat fillore" Tefik Çanga" dhe "Peko Tepavçeviq", nga  -  katër paralele.  Mësuesit e parë ishin: Petar Radunoviqi, Matej Serreçi,. Vera Katiniqi, Sylejman Riza, Sami Soveja etj. Drejtori parë kësaj shkolle ka qenë Ndoc Deda, ndërsa zëvendës drejtor Zagorka Vuçkoviqi. 

Ndihmës nëpunësi ishte Sveta  Katorçeviqi. Shkolla ka punuar në rangun e ciklit te ulet prej klasës I-IV. Pas skadimit të afatit të ish drejtorit, për drejtor të ri u emërua Lepka Sheshlia,  ndërsa për zëvendës Sami Sojeva dhe Mustafë Idrizi. 

Shkolla  kishte sekretarin  dhe arkëtarin e vet, funksion të cilin e kryente Veselinka Vishnjiq. Me rastin e  shtimit të numrit të nxënësve, prapë problem akut u bë lokali shkollor, prandaj  Kuvendi Komunal bëri një gjest human ku e liroi ndërtesën e ish normales dhe  kështu dukshëm u zbut problemi i lokalit shkollor, sepse në këtë shkollë gravitonin nxënësit e rajonit të tretë dhe te katërt të qytetit.  Mësimi zhvillohej në dy gjuhë: në Gjuhën Shqipe dhe serbokroate. 

Lirimi i ish  ndërtesës së shkollës normale është bërë në vitin 1963/64.Me migrimin e popullsisë nga fshatrat dhe nga terrenet e territorit te krahinës u arsyeshme q shkolla te zgjerohej dhe ta ketë ciklin e larte. Sipas te gjitha gjasave numri paraleleve ishte rritur shumë, prandaj kërkohej që edhe  kuadri profesional te rritej edhe te bëhej seleksionimi adekuat.  

Të dhënat e shkollës


  • Drejtori Xhemajl Sadriu
  • Adresa Ferizaj
  • Komuna Ferizaj
  • Mob: 044111111
  • Email gjon.serreci@gmail.com
  • Dita e shkollës 24 prill
Neni 19 - Këshilli i prindërve

1. Çdo institucion arsimor apo aftësues duhet të ketë këshill të prindërve.