Historiku i shkollës
Rruga e formimit të shkollës sonë ka qen e gjatë dhe e vështirë, duke pasur parasysh se shkolla është vatër e diturisë, dëshira e shkollimit në Trevat e Drenicës ishte shumë e madhe dhe e lashtë, por në mungesë të objekteve shkollore, njerëzit e kësaj ane mësimet e para i kanë filluar nëpër shtëpi e oda të fshatit.
Rëndësia e kësaj shkolle ishte e madhe si arsimore, kulturore e historike. Falë vullnetit të qytetareve të anës së Drenicës në vitin 1950 ndërtohet shkolla e re në fshatin Baicë me dy dhoma mësimi nga klasa e parë e deri në klasën e katërt, ku mësimet në këtë shkollë i vijonin edhe nxënësit e fshati Resinoc.
Nga klasa e pestë e deri në të tetën nxënësit e këtij fshati mësimet i vijonin në shkollën fillore “Idriz Ajeti” në Shalë, tani “Ibrahim Banushi”. Në shtatorin e vitit 2010 shkolla jonë pavarësohet nga shkolla e Shalës dhe merr emrin e dëshmorit të kombit “Vezir Kolshi” i rënë në altarin e lirisë.
Vlen të përmendet se nga bankat e kësaj shkolle kanë dalur shumë mësues, profesor, inxhinier, gazetar, doktor e akademik.
Sot, në këtë shkollë mësimi zhvillohet që nga klasa përgatitore e deri në klasën e nëntë se bashku me paralelen e ndarë fizike ne Resinovc. Së fundmi në shkollën e Baicës po zbatohet me sukses Kurikula e re e Kosovës e cila është prioritet ku nxënësit në përgjithësi të nxëni njohuri , shprehi, shkathtësi gjatë gjithë jetës drejtë metodologjive bashkëkohore të mësimdhënies dhe mësimnxënies.
| H | M | M | E | P | Sh | D |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 |
| 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 |
| 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 |
| 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 |
| 29 | 30 | 31 |
KALENDARI PËR VITIN SHKOLLOR 2025/2026
Neni 19 - Këshilli i prindërve
1. Çdo institucion arsimor apo aftësues duhet të ketë këshill të prindërve.