shkolla logo
SHKOLLA FILLORE E MESME E ULËT

"Fehmi Agani"

Historiku i shkollës

Shkolla në fshatin Medvec e mbanë emrin e akademikut, profesorit dhe atdhetarit të nderuar Fehmi Agani, i cili dha një kontribut të çmuar atdhetar, që nga vitet e 60-ta, kur ishte paraqitur me argumentim e së drejtës për ekzistimin e Republikës së Kosovës. Ai fizikisht nuk është me ne, por emri dhe ideali i tij për nxënie të dijes dhe ndërtim të shtetit të Kosovës është frymëzim për ne. 

Me 6 maj të vitit 2004 presidenti i Republikës së Kosovës Doktor Ibrahim Rugova e shpall Fehmi Aganin Hero i Kosovës. 

Shkolla në fshatin Medvec për herë të parë është hapur me 1 shtator të vitit 1976 dhe funksiononte si shkollë 4 klasëshe në kuadër të shkollës fillore “Jeronim De Rada” në Magure. 

Edhe pse punohej në kushte shumë të rënda të mësimit, mësuesit vazhduan punën me vetëmohim deri ne çlirimin e Kosovës në vitin 1999. Pas luftës duke parë kërkesa të mëdha për një objekt më të përshtatshëm për mësim u bënë përpjekje qe të ndërtohej një shkollë e re, e kjo u arrit fal shoqatës austriake, “Diakonia” në vitin 2002. 

Kjo shkollë në kohën e ndërtimit ishte e paraparë vetëm për nxënësit e ciklit te ultë, mirëpo që nga fillimi i vitit 2003 shkolla ka funksionuar si shkollë 9 klasëshe kurse ne vitin 2005 është pavarësuar tërësisht nga shkolla amë “Jeronim De Rada” ne Magurë. Në kuadër të shkollës sonë funksionon edhe paralelja e ndarë fizike në fshatin Vrellë të Magurë ku zhvillohet mësimi deri në klasën e pestë. 

Bazuar në hapësirën e ngushtë që ka pasur shkolla kemi arritur ta zgjerojmë hapësirën shkollore përmes investimit të përbashkët nga Usaidi-Amerikan dhe Komunës së Lipjanit ku është arritur të ndërtohet aneksi shkollorë i cili është realizuar në vitin 2012. 

Shkolla ka kuadër të kualifikuar dhe kanë të përfunduar trajnime në fusha të ndryshme për mësimdhënie. Shkolla ka kabineti e informatikës, bibliotekën dhe kënde te caktuara për lëndët e ndryshme shkencore. 

Në vitin 2017 është bërë ndërtimi i fushës së të sportit që ka qenë kërkesë e jona, e kamotshme e që paraqet një investim me rendësi te veçanet për shkollën tonë. Ky investim është realizuar nga ana e komunës sonë të Lipjanit. 

Rezultatet e kësaj shkolle gjithherë ishin të lakmueshme dhe nga bankat e kësaj shkolle dolën shumë kuadra të profileve te ndryshëm si mësimdhënës, inxhinierë, mjek, profesorë, etj. 

Shkolla ka një bashkëpunim te ngushtë edhe me organizata të tjera jo qeveritare si World Vizionin dhe Voice of Roma etj. 

Ne do të punojmë gradualisht për të krijuar kushte edhe më të volitshme për mbajtjen e procesit mësimor në mënyrë që të kemi rezultate më të larta në mësime.

Të dhënat e shkollës


  • Drejtori Gani Bajrami
  • Adresa Medvec
  • Komuna Lipjan
  • Mob: 044479116
  • Email g.bajrami.72@hotmail.com
  • Dita e shkollës 6 maj
Neni 14 - Caktimi i nxënësve nëpër institucionet arsimore

1. Secila shkollë e nivelit 1 dhe 2 të ISCED-it ka zonën e saj të mbulimit, të përcaktuar nga komuna.