Historiku i shkollës
Shkolla është institucion i projektuar për mësimin formal të nxënësve nën drejtimin e mësuesve. Ashtu si në shumë treva shqiptare, mësimi edhe në trevën tonë zanafillen e ka në fund të viteve të 50-ta të shek.XX ku mësimet filluan dhe u zhvilluan në Gjuhën amtare shqipe. Pra, dëshira për të fituar dituri ishte një dëshirë shumë e madhe jo vetëm në të kaluarën por ajo është edhe sot.
Shkolla e Magurës është shkollë me traditë edukativo - arsimor që i shërben të gjithë fëmijëve të zonës përreth. Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “ Haradin Bajrami” në Magurë është themeluar në vitin shkollor me 01.09.1946/47. Gjatë historikut të saj, shkolla kishte tri emertime të ndryshme, fillimisht u emërtua nën masat e dhunshme si “Stanko Boriq”, pastaj mori emrin e Rilindasit “Jeronim de Rada” dhe tani mban emrin e dëshmorit të Ushtrisë ?lirimtare të Kosovës “Haradin Bajrami” i rënë në altarin e lirisë në fshati Leletiq.
Nga kjo shkollë dolën shumë gjenerata të reja që arriten suksese dhe rezulate të shumta në lëmi të ndryshme në procesin edukativo-arsimor. Mësimet e para në Sh.f.m.u “ Haradin Bajrami”- Magurë, filluan këta mësimdhënës: Nerxhmie Cara nga Prishtina dhe Halim Subashi nga Elbasani. Pastaj po në këtë në shkollë filluan mësimet nxënësit nga Magura si dhe fshatrat në rrethinë: Qylagë, Vërshec, Leletiq, Dobraj e Madhe, Medvec, Vrellë, Mirenë dhe Poturovc.
Më pas dekad pas dekade u zëvëndësuan me mësimdhënës të ri dhe të suksesshëm. Tani shkolla përbëhet prej 67 mësimdhënësve dhe 782 nxënësve ( me paralele të ndara). Së fundmi në shkollën e Magurës po zbatohet me sukses Kurrikula e re e Kosovës, e cila është prioriteti kryesor ka nxënësin në përgjithësi që të nxën njohuri, shprehi dhe shkathesi gjatë gjithë jetës drejt metodologjive bashkëkohore të mësimdhënies dhe mësimnxënies.
Vlenë të theksohet se nga viti kalendarik shhkollor 2020/2021, mësimi ka filluar ne objektin e ri shkollor ku ju gezuan , nxënësit, prindërit, mësimdhënësit , komuniteti etj.
| H | M | M | E | P | Sh | D |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 |
| 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 |
| 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 |
| 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 |
| 29 | 30 | 31 |
KALENDARI PËR VITIN SHKOLLOR 2025/2026
Neni 15 - Vijueshmëria në shkollë
1. Vijimi i shkollimit të detyruar nga ana e nxënësit është një përgjegjësi kryesore e prindit.