Historiku i shkollës
HISTORIA E THEMELIMIT
Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Elena Gjika” ka një histori shumë të vjetër. Objekti i kësaj shkolle ka një arkitekturë austro-hungareze dhe daton të jetë ndërtuar që nga shekulli XX (përkatësisht viti 1927), që është i vetmi që nuk e ka ndërruar strukturën ndërtimore që nga ajo kohë. Shkolla fillore “Elena Gjika”, tanimë një prej objekteve më të vjetra të Prishtinës e ndoshta edhe ndër ato të Kosovës, është themeluar me vendimin e ish-Këshillit popullor të Komunës së Prishtinës nr.11600, të datës 28.05.1962. Së pari, shkolla u emërtua me emrin “Vuk Karaxhiq” në Prishtinë, rruga “Emin Duraku” nr.7, ndërsa tani, ajo mban një emër madhështor, një emër të një femre që pavarësisht se nuk është më, arrin të na bëjë krenarë dhe me sukseset e saja ka lënë gjurmë në gjithë popullin shqiptar, por edhe më gjerë, përtej shteteve evropiane; Elena Gjika. Sa i përket objektit, ai është në mbrojtje të përkohshme nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që nga viti 2014.
HISTORIA E ZHVILLIMIT
Pas rrënimit të dhunshëm të autonomisë së Kosovës, në vitin 1989 dhe imponimit të dhunshëm të planprogrameve arsimore me elemente diskriminuese dhe asimiluese, prindërit, arsimtarët dhe strukturat paralele arsimore, mblidhen për të organizuar mbijetesën e arsimit shqip në Kosovë. Kështu, në vitin 1992, në bazë të propozimit të Këshillit të Arsimtarëve, të datës 13.02.1992, numër 22/06.04.1992 dhe në bazë të vendimit të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës numër 08 më datë 20.06.1992 shkolla fillore “Vuk Karaxhiq” në Prishtinë me mësim në gjuhën shqipe emërohet në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë, rruga “Emin Duraku” nr.7.
ÇKA RRETH SHKOLLËS?
Në shkollën fillore të mesme të ulët “Elena Gjika”, ia vlen të përmendet se pas luftës së fundit në Kosovë më 1999, mësimi zhvillohet në dy gjuhë: shqipe dhe në atë turke, ku e njejta mënyrë vazhdon edhe sot e tutje (2017).
Gjithashtu, mësimi zhvillohet edhe për nxënësit me nevoja të veçanta.
Neni 14 - Caktimi i nxënësve nëpër institucionet arsimore
1. Secila shkollë e nivelit 1 dhe 2 të ISCED-it ka zonën e saj të mbulimit, të përcaktuar nga komuna.