shkolla logo
SHKOLLA FILLORE E MESME E ULËT

"Ismail Luma"

Historiku i shkollës

RETROSPEKTIVË E ZHVILLIMIT TË SHKOLLËS SONË 

Me përfundimin e luftës së vitit 1999 u krijuan rrethana të reja të cilat mundësuan që procesi edukativo-arsimor të zhvillohej në kushte normale. Por, duke parë rritjen e numrit të nxënësve në shkollën aktuale të qytetit dhe pamundësisë për të përfshirë të gjithë nxënësit në procesin mësimorë 
Ministria Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në vitin 2008 mori vendim për ndërtimin e shkollës së re e cila filloi punën më 01.09.2009. 

Fillimisht shkolla funksionoi si paralele e shkollës “Vëllëzërit Frashëri”, ndërsa bazuar në kërkesën nr.03-462 të datës 15.09.2009 drejtuar në DKAKRS në Lipjan u dha pëlqimi për inicimin e procedures për regjistrimin e shkollës fillore të mesme të ulët. 

Në mbështetje të Kërkesës së Drejtorisë Komunale të Arsimit nr. 04/2009 të datës 14.10.2009, Ministria Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë mori Vendim me nr.548/01B të datës 01.12.2009 për themelimin e Shkollës së re Fillore dhe të Mesme të Ulët, fillimisht me po të njëjtin emër “SHKOLLA E RE 
FILLORE DHE E MESME E ULËT” Lipjan. Ndërsa me datë 21/07/2010 pas shqyrtimit të kërkesës së Këshillit të shkollës për emërtimin e shkollës 
dhe propozimit nga ana e Këshillit të shkollës, Ministria Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë mori vendim për emërtimin e shkollës fillore të mesme të ulët me emrin “Ismail Luma”. 

Në shkollën tonë mësimi zhvillohet nga niveli parashkollor deri në klasën e nëntë dhe në kuadër të shkollës funksionojnë edhe dy paralele të ndara fizike: në Jetë të Re dhe në Qendrën Korektuese në Lipjan. 

Në paralelen e ndarë në Jetë të Re mësimi zhvillohet nga niveli zero deri në klasën e pestë. Pra, nga klasa I-V, ndërsa në Qendrën Korrektuese në Lipjan funksionon paralelja e cila zhvillon punen në kushte specifike me të miturit të cilët janë në vujatje të dënimit. 

Në shkollën tonë funksionon Qendra e Mësimit Shtesë e cila është bashkëpunim në mes OJQ “VORAE”, DKA Lipjan dhe shkollës tonë e cila ofron mundësinë nxënësve nga komuniteti ashkalinj, rom dhe egjiptas të integrohen dhe dhe rritin cilësinë e të nxënit. 

Në shkollën tonë gravitojnë mësimin rreth 750 nxënës nga komunitetetit shqiptar shumicë dhe nxënësit nga komuniteti ashkali me një staf profesionalisht të kualifikuar, shërbim profesional të psikologes dhe logopedes. 

Në periudhen e funksionimit, nxënësit e shkollës në vazhdimësi kan arritur rezultate të jashtëzakonshme duke u renditur nder vendet e para në gara të fushave të ndryshme. Po ashtu shkolla me angazhimin e stafit të shkolles ka qenë përfituese e shumë projekteve. 

Sot shkolla jonë është e paisur me infrastrukturen e nevojshme për zhvillimin e procesit edukativo arsimor falë investimeve nga DKA dhe komuna e Lipjanit. 

Të dhënat e shkollës


  • Drejtori Driton Sadiku
  • Adresa Rr. Sami Frashëri Nr. 24, Lipjan
  • Komuna Lipjan
  • Mob: 038582052
  • Email dritoni.sadiku@hotmail.com
  • Dita e shkollës 15 janar
Neni 19 - Këshilli i prindërve

3. Këshilli i prindërve zgjidhet me vota të fshehta të gjithë prindërve të nxënësve që vijojnë mësimin në atë institucion.