shkolla logo
SHKOLLA FILLORE E MESME E ULËT

"Migjeni"

Historiku i shkollës

Shkolla fillore “Migjeni” – Mitrovicë, e filloj veprimtarinë edukativo-arsimore në vitin shkollor 1983-84, e cila në atë kohë ishte e emërtuar “25 Maji”. Ishte një ndër shkollat më moderne në Mitrovicë. Në vitin 1989 arsimtarët e kësaj shkolle morrën iniciativa që emri i shkollës të ndërrohet dhe të emërohet me emrin e poetit dhe mësuesit Millosh Gjergj Nikolla, apo Migjeni. Kjo u realizua nga institucionet e atëhershme e Kosovës, dhe me 20.06.1992, shkolla u emërua me emrin e poetit Migjeni, që edhe sot e mban me krenari.

Disa nga mësimdhënësit/et e parë të shkolës ishin: 

Remzije Nimani, Sanije Maliqi, Remzije Duraku, Zoja Maloku, Hidajete Selmani, Kimete Bala, Shehide Gashi, Fahrije Nuhi, Nazmije Selmani, Roza Kaqmaku, Nergjivane Mangjolli, Ajnishahe Dobra, Shyhrete Matoshi, Sherife Skenderi, Zarife Pllana, Nerxhivane Çollaku, Gegë Behrami, Sejdi Zeka, Nexhmi Salihu, Leonora Aliu, Hamdi Shyti, Hysen Blakaj, etj.

Drejtorët e shkollës, që nga hapja e saj e deri sot, janë si në vijim:

  • Nga viti 1983/4 deri në vitin 1986/7, drejtor ishte Mr.Esat Nimani
  • Nga viti 1986/7 deri në vitin 1995, drejtor ishte Murteza Berisha, profesor
  • Nga viti 1995 deri në vitin 2000, drejtor ishte Bedri Rushiti, profesor
  • Nga viti 2000 deri në vitin përafërsisht 2019/20, drejtor ishte Hamdi Shyti
  • Nga viti 2021 deri në vitin 2024, drejtor ishte Luan Mehmeti
  • Kurse sot drejtoresha është Ardiana Kallaba Gucati.

Të dhënat e shkollës


  • Drejtoresha Ardiana Kallaba Gucati
  • Adresa Mitrovicë
  • Komuna Mitrovicë e Jugut
  • Mob: 044123456
  • Email shkolla@shfmu.com
  • Dita e shkollës 11 tetor
Neni 19 - Këshilli i prindërve

3. Këshilli i prindërve zgjidhet me vota të fshehta të gjithë prindërve të nxënësve që vijojnë mësimin në atë institucion.