Historiku i shkollës
Historiku i vjetër
Obijekti i shkollës së tashme naim frashëri daton që nga viti 1925 kur ja vunë themelet e para të saj kua qenë shkollë fillore.
Pas luftës së dytë botërore është shfrytëzuar në fillim (konkretisht deri në vitet e 62) si shkollë fillore e pastaj si paralele e ndarë fizike e shkollës normale të Prishtinës, ku më vonë është shuar paralelja e shkollës normale e Prishtinës duke u emërtuar gjimnazi "8 nëntori" ku kapunuar deri në vitin shkollorë 1973/74 dhe përsëri është emërtuar shkolla fillore "Vëllazëri Bashkim" pra iu ka bashkangjitursi paralele e ndarë e shkollë amë me këtë emërtim.
Në vitin shkollorë 1981/82 nga organet komunale është formuar grupi iniciativ për themelimin e një shkolle të re e të pavarur dhe është emërtuar SHF"Josip Broz Tito" dhe në shtator të vitit 1982 është regjistruar në Gjykatën Ekonomike të Qarkut në Prishtinë me këtë emërtim si shkollë e pavarur.
Në kuadër të kësaj shkolle ka qenë edhe paralelja e ndarë fizike në Shtedim deri në muajin tetorë të vitit 1998.
Me vendimin e Ministrisë së Republikës së Kosovës shkolla jonë në vitin 1991 është emërtuar shkolla fillore "Naim Frashëri"
ku edhe tani e mbanë emrin e Rilindasit të shquar kombëtarë.
Historiku i ri
SHFMU "Naim Frashëri" Podujevë, punën e vet edukativo arsimore si institucion i pavarur arsimor e ka filluar me 01/09/1982. SHFMU "Naim Frashëri" në Podujevë, ka qenë në kuadër të SHFMU "Shaban Shala" (ish SHF "Vëllezrit Bashkimi") gjerë në riorganizimin e saj. SHFMU "Naim Frashëri në podujevë me riorganizimin e ri me 01/09/1982" është quajtur SHF"Josip Broz Tito" por me vendimin e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës në qershor të vitit 1993, kjo shkollë e mori emrin e rilindasit "Naim Frashëri" të cilin e mban edhe sot.
Gjatë punës kjo shkollë ka treguar rezultate të larta në mësim si brenda ashtu edhe jasht shtetit. Në çdo garë të organizuar ku kemi marrë pjesë jemi kthyer me medalje, kupa e mirënjohje.
Këtë vit shkollor mësimet i vijojnë 1060 nxënës nga klasa e parë e deri në të nëntën, kemi punësuar 67 punëtorë, prej tyre në procesin mësimor 54 mësimdhënës. Këtë vit kemi 16 dhoma mësimi dhe një kabinet të informatikës, Fizikës, Kimisë dhe biologjisë. Për shkak të hapsirave të pamjafrueshme për punë me dy ndërrime edhe këtë vit shkollorë do të punohet me dy ndërrime e dy mesndërrime.
SHFMU "Naim Frashëri" në Podujevë gjendet në pjesën lindore të qytetit, në rrugën "Afrim Zhitia" nr.18 dhe përfshinë territorin e bashkësisë së parë dhe të dytë të qytetit.
Neni 19 - Këshilli i prindërve
3. Këshilli i prindërve zgjidhet me vota të fshehta të gjithë prindërve të nxënësve që vijojnë mësimin në atë institucion.